Rama shkon për një FOTO në SHBA, kthehet duarbosh: Ka shumë kërkesa për vaksinën

Rama shkon për një FOTO në SHBA, kthehet duarbosh: Ka shumë kërkesa për vaksinën

16:20, 09/12/2020
A+ Aa A-

Ashtu siç ishte parashikuar edhe ndodhi.

Edi Rama udhëtoi deri në SHBA për të bërë një fotografi që më pas ta përdorte për propagande të brendshme në Tiranë, se gjoja ka takuar presidentin e firmës prodhuese të vaksinës kundër Covid-19.

Rama e bëri këtë takim, me ndërmjetësimin e një prifti grek, por doli duar bosh nga ndërtesa e Pfizer në Nju Jork.

Këtë përgjigje Rama mund ta bënte edhe me anë të emaili të thjeshtë të nisur nga zyra e tij në Tiranë, por Ramës i duhej që të dilte në foto në Nju Jork, për të thënë se u lodh që të merrte vaksina për shqiptarët, por e kthyen duar bosh.

Ashtu siç shkruan edhe vetë që ka shumë kërkesa dhe Shqipëria është në radhën e gjatë të shteteve që kërkojnë të blejnë vaksina.

Image

Postimi i Edi Ramës në Twitter:

Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë - një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.

Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t'ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!

Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis09/12/2020 17:12

Bashke me kanalet e tjera, do hapin edhe kanalet e Lindes se Surrelit, mosha bon te veten dhe Lindes kan fillu me ju blloku kanalet.

Shto koment

Denonco