Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Po na zhvendosin gjendjen civile’/ 130 familje në Fier denoncojnë manipulimet e bashkisë

‘Po na zhvendosin gjendjen civile’/ 130 familje në Fier denoncojnë manipulimet e bashkisë

18:03, 05/12/2020
A+ Aa A-

Rreth 130 familje në fshatin Kraps të njësisë Portëz në Fier, janë ankuar se prej 4 ditësh u është transferuar gjendja civile në Patos.

Sipas banorëve të këtij fshati, prej 30 vitesh kanë paguar takstat dhe kanë marrë shërbimet në Bashkinë e Fierit.

Ata kërkojnë që të kthehet gjendja  civile në vendbanimet e tyre ku kanë jetuar.

Janë 130 familje, 478 votues. Në një kohë pandemie na bën edhe një puç tjetër Bashkia e Fierit, na çon në Patos. Ku do të lëvizim ne me këtë sëmundje.

Për të na sorollatur neve popullin. Taksat i merr Fieri, certifikatat i merr në Patos.

Ne kërkojmë të kthehemi atje prap atje ku ke qemi me gjendje civile në Portëz, që na merr Bashkia e Fierit.

Mungesa e infrastrukturës rrugore është një tjetër problematikë që ngritën banorët e zonës. Segmenti prej 4 km, sipas tyre nuk ka pasur asnjë investim prej vitesh. Ata thonë se  kanë vështirësi për të çuar fëmijët në shkollë.

Ndërsa gjendja civile e Fierit ka reaguar duke e arsyetuar këtë situatë me një gabim në adresarin e sistemit dhe u ka kërkuar qytetarëve të drejtohen pranë sporteleve për të konfirmuar adresën./ Vizionplus/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco