Basha: Njerëz pranë Ramës po përvetësojnë fondet e rindërtimit nga tërmeti

Basha: Njerëz pranë Ramës po përvetësojnë fondet e rindërtimit nga tërmeti

21:50, 30/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lëshoi edhe një akuzë ndaj qeverisë Rama, ku tha nga studio e Abc Neës, se njerëz pranë kryeministrit po përvetësojnë fondet e tërmetit.

Basha: Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë.

Lulzim Basha: Dhe tani pas një viti të vazhdosh të flasësh për firmosje marrëveshjesh kur kishe premtuar, ju të gjithë e mbani mend premtimin, ne të gjithë e mbajmë mend premtimin që brenda një viti secili prej tyre do të ketë një shtëpi të re, dakord qeveria mund të thotë pandemia e ngadalësoi disa prej proceseve.

Endri Xhafo: E kanë thënë.

Lulzim Basha: Le ta marrim të mirëqenë këtë ndonëse unë ndaj një pikëpamje tjetër, unë ndaj pikëpamje që koha e pandemisë duhet të ishte përdorur me sukses për punimin e të gjithë projekteve edhe strategjive, projekteve të ndërtimit dhe strategjive ku siç kemi thënë prej fillimit strategjia më e shpejtë për të ndihmuar familjet individuale që ju prishën shtëpitë ishte të disbursoheshin menjëherë me shumë monetare për ti riparuar ato që ishin të riparueshme dhe për ti rindërtuar ato që ishin të pariparueshme.

Kjo nuk është bërë, nuk është bërë sepse, ka disa shpjegime por kryesorja është që fati i këtyre njerëzve nuk ka bërë prioritet për qeverinë, pretendimi që nuk ka pasur mjaftueshëm financa hidhet poshtë nga vetë disbursimet e thesarit të shtetit ku shuma shumë të mëdhaja janë disbursuar me nxitim të madh në disa drejtime të cilat ne i kemi bërë transparente. Siç janë kontratat e incerneratorëve, siç janë tenderat publikë me katër, pesë fish çmimin e tregut. Për këto ka pasur nxitim, nuk ka pasur burokraci. Nuk ka pasur asnjë vonesë kur vjen fjala për të ndihmuar familjet individuale.

Mijëra prej të cilave, edhe njëherë po e them edhe sonte që flasim në kushtet e acarit që ka nisur, në kushtet e mungesës së ujit, në kushtet e pandemisë, në kushtet  e rëndimit  që i sjell shëndetit të fëmijëve në radhë të pare dhe të moshuarve. Për këta nuk ka pasur as kohë as para. Dhe këto nuk janë shifra. Me vjen keq që shpesh herë detyrohemi në argumenta të flasim për shifra. Po të marrim automjetin dhe të shkojmë sonte në disa prej këtyre zonave do të shohim që të moshuarit një pjesë e tyre janë me pneumoni. Vuajnë nga pneumonia, vuajnë nga ftohja,vuajnë nga bronkiti, në kohë pandemie.

E njëjta gjë edhe me fëmijët. Imagjinoni çfarë mund t’i thuash një qeverie e cila në këtë kohë vazhdon të shpenzojë para të panumërta për tendera tërësisht të panevojshëm dhe lë në mëshirë të fatit popullsinë e goditur nga tërmeti në zonat më të banuara të Shqipërisë që janë  zonat e Durrësit rrethinat e Tiranës, Krujës, Fushë Krujës dhe të  Kurbinit. Ky është një problem i jashtëzakonshëm dhe unë mendoj se edhe  zoti Rama e ka ndjerë se çfarë problemi paraqiste 26 nëntori sa i përket bilancit me premtimet që ka bërë. Në një farë mënyre e gjykoj se largimi I tij për në Emirate është largimi i tij nga problemi.

Paratë për shtëpitë individuale mund t'u rimbursohen drejtpërdrejt familjeve për t'i ndërtuar vetë.

U bëj thirrje donatorëve dhe organizatave humanitare që të bëjnë ç'të munden në këto 5 muaj, për të shpëtuar jetë dhe shëndetin e njerëzve në çadra.

Dështimi për të hetuar përgjegjësit e ndërtimeve të dobëta, menaxhuesve të tërmeteve të mëparshme, e njëjta skemë e pengimit të drejtësisë për çdo skandal shtetëror.

Një seri denoncimesh të Partisë Demokratike tregojnë një skemë të përvetësimit të fondeve për rindërtimin nga njerëzit afër pushtetit.

Dështimi për të hetuar për 26 jetë të humbura për shkak papërgjegjshmërisë së autoriteteve, inkurajon papërgjegjshmëri të tjera.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco