Tritan Shehu: Ata që plasën ‘bombën biologjike’ në Gjirokastër, po e lenë në mëshirë të fatit

Tritan Shehu: Ata që plasën ‘bombën biologjike’ në Gjirokastër, po e lenë në mëshirë të fatit

19:05, 26/11/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, shkruan në  facebook se ata që plasën “bombën biologjike” po e lënë Gjirokastrën në mëshirë të fatit.

Shehu thekson se ndërsa Gjirokastra vazhdon që të ketë numër të lartë të rasteve me Covid-19, qeveria dhe organet hetimore vazhdojnë që të heshtin.

‘Ata që plasën “bombën biologjike”, po e lënë Gjirokastrën në mëshirën e fatit!

Ndërsa Rama, Qeveria, Komiteti e Prokuroria heshtin…

Qarku i Gjirokastrës vazhdon në nivele shumë të larta infektimesh edhe në testimet e pakta të sotme, duke arritur një pozitivitet të tyre rreth 50%!!

Një amulli e plotë, ankth, të sëmurë që kërkojnë ndihmë dhe Oksigjen apo që nisen drejt Tiranës, kjo është gjendja aty që prej shpërthimit të efektëve të asaj “bombë” propagandistike të Rilindjes.

Dhe përgjegjësit e atij akti të papërgjegjshëm, së bashku me shefat e tyre në Tiranë vazhdojnë të heshtin, veçse për ta fshehur atë çfarë ndodhi, duke realizuar kështu tashti një vepër penale, shumë më të rëndë se e para:

-Numri testimeve PCR vazhdon shumë i ulët, pa asnje gjurmim, ndjekje kontaktesh apo depistim të gjerë imunologjik, kur duheshin tashmë rreth 1500 teste “tampon” në ditë gratis.

-Pacientët apo personat e kontaktit të ngushtë me ata janë të detyruar të shkojnë në dyqane, farmaci, lëvizur etj duke shtuar kështu infeksionet, kur duhej organizuar një mbështetje e këtyre shërbimeve në shtëpi.

-Mjekimi ambulator vazhdon me alo alo me të gjitha shpenzimet mjekuese e diagnostikuese mbi pacientin, kur me një vendim të posaçëm nga shkaktarët duhej realizuar gjithçka masivisht e gratis.

-Asgjë e organizuar për mjekimin e në shtëpi, sigurimin aty të procedurave, apo dhe burimeve të oksigjenit.

-Ndërkaq Spitali i Gjirokastrës, që “bombë hedhësit” duhej ta kishin aktivizuar prej kohësh, vazhdon i mbyllur për këta pacientë, që detyrohen të “marrin rrugët” për Tiranë me një ngarkesë të madhe financiare e emocionale, për të mos folur për mbingarkesën e spitaleve Covid në Kryeqytet.

Kjo është tragjedia e Qarkut të Gjirokastrës këto ditë, tragjedi e krijuar nga dora e pa përgjegjëshme dhe e thelluar nga heshtja kriminale, tragjedi që duhet përballuar duke e shpallur atë Qark si “Zonë e rrezikut të veçantë”, me një program konkret mbështetje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco