Kisha Katolike njofton se Arqipeshkëvi Frendo po e merr veten falë kujdesit mjekësor dhe lutjes

Kisha Katolike njofton se Arqipeshkëvi Frendo po e merr veten falë kujdesit mjekësor dhe lutjes

13:30, 16/11/2020
A+ Aa A-

Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë - Durrës njoftoi se nga komunikimet e përditshme që ka me Arqipeshkvin Metropolit  Imzot George Frendo, gjendja fizike e tij është drejt një rikuperimi të plotë, po ashtu edhe situata e frymëmarrjes po bëhet gjithnjë e më autonome.

"Imzot Frendo ndihet shumë më mirë dhe, forca dhe energjia të cilat po i rimerr përmes kujdesit mjekësor si dhe përmes lutjes - me të cilën Zoti vazhdon ta ushqejë – i japin kurajë për një rikthim më të shpejtë në Dioqezë.

Falënderojmë Zotin për shëndetin e tij dhe vazhdojmë të lutemi për këdo që në këto momente po përballet me një sëmundje të tillë dhe për çdo operator sanitar i angazhuar në kujdesin ndaj të sëmurëve," përfundoi Zyra e Shtypit e Kishës Katolike.

Nga ana tjetër, Vatican News citon Ipeshkvin Ndihmës të Tiran?-Durr?sit, imzot Arjan Dodajn, i cili njoftoi se gjendja shëndetësore e kryetarit të Konferencës Ipeshk?vnore t? Shqip?ris? Imzot Frendos, në spitalin Miulli n? afër Barit n? Itali, ?sht? n? përmirësim e sipër, pra, ?sht? më mir?.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco