Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Populli i Vlorës i ankohet, Rama: Nuk keni gojë që të flisni

Populli i Vlorës i ankohet, Rama: Nuk keni gojë që të flisni

13:39, 14/11/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të shtunë në qytetin e Vlorës, si gjithmonë i shoqëruar nga një numër i madh truprojash dhe forcash policore.

Me këtë rast, ai ka inspektuar edhe punimet infrastrukturore për projektin që lidh rrugën transballkanike me portin, si dhe punimet e një ure në Lumin e Vlorës. Të dy inspektimet e Ramës, janë shoqëruar me incidente dhe debate me banorë.

Një numër qytetarësh që janë prekur nga projekti për rrugën transballkanike, kanë shfrytëzuar rastin dhe i kanë ngritur shqetësimin lidhur me shembjet e shtëpive të tyre.
Rama ka ndaluar, por i ka “sqaruar” me arrogancë duke ngritur zërin.

“Kjo punë do të bëhet. Kush e ka me dokumente do të shpronësohet sipas ligjit. Kush e ka pa dokumente do të marrë bonus qiraje dhe do të strehohet për 3 vjet me pagesë nga bashkia. Më pas, bashkia ka programin e strehimit social, kujt i takon do të marrë apartament”, sqaroi ai banorët.

Gjithashtu gjatë një inspektimi të punimeve të një ure në Lumin e Vlorës, Edi Rama, u revoltua kur një përfaqësues i pushtetit vendor i përmendi popullin e Peshkëpisë dhe Selenicës të cilët këmbëngulin për ndërtimin e rrugës, e cila në mënyrë të “çuditshme” edhe pse ishte përcaktuar fondi, u anulua së fundmi.

“Thuaji atyre të Peshkëpisë dhe Selenicës që nuk kanë gojë të flasin”, u shpreh Rama me tone të larta. Ai shtoi se aq sa ka bërë kjo qeveri për ta, nuk e ka bërë askush. "Dëgjojnë atë Leskon ata dhe Lulin”, u hakërrye Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni14/11/2020 16:06

"Nuk kane goje te flasin " se e dine ata , osè jua mbyll Rama me droge osè per kundershtaret , per ata qe dalin pengese ne Planet e tij e te bandes se tij rilindase kriminele , jua mbyllin me menyren qe vetem ata dine . Ne 25 prill "jepini perseri voten njeshit" , o Vlora heroike. .

Shto koment

Denonco