Kim Mehmeti: Edi Rama ia ka larë të gjitha mëkatet Vuçiçit

Kim Mehmeti: Edi Rama ia ka larë të gjitha mëkatet Vuçiçit

19:30, 13/11/2020
A+ Aa A-

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ishte i ftuari i të premtes në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV.

Ai komentoi deklaratat luftarake të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Vuçiç është një politikan i dalë nga gjaku i luftërave të Millosheviçit. Ujku e ndryshon qimen, por jo zakonin. Ai është kreu i një shteti kishtar, që zbaton politikat e kësaj kishe, që njihet për urrejtjen që mbjellin ndaj të tjerëve. Vuçic është nga ata politikanë që nuk hoqën dorë nga Millosheviçi. Ata nuk e fajësojnë Millosheviçin për krimet, por pse i ka humbur betejat.

Ai e ndërton paqen duke u armatosur. Ne nuk mund të bëjmë si të verbër dhe të mos shohim se Serbia po armatoset. Paqja nuk ndërtohet duke u armatosur. Ata po bëhen gati për luftë. Nuk mund të ndërtosh parajsë me ndërtuesit e ferrit. Ai e ka ndërtuar karrierën duke fshehur varrezat masive të shqiptarëve,” tha Mehmeti.

“Në të gjithë këtë histori ka diçka të dhimbshme për ne shqiptarët. Myslimanët e Bosnjës nuk e pranuan të merrnin pjesë në varrimin e viktimave të Srebrenicës. Kroatët nuk e pranojnë të ecë në rrugët e Vukovarit. Kurse kryeministri shqiptar e priti si burrështetas në Tiranë. Ky është paradoksi ku po jetojmë. Si mund të jesh mirë kur e sheh këtë gjë? Të gjithë këtë Piktori na e shet si vlerë perëndimorë, duke kujtuar se janë të prapambetur ata popuj që duan drejtësinë.

Piktori u vëllazërua me Vuçiçin, edhe pse e dinte se ai ka dalë nga gjaku i luftërave të Ballkanit. Piktori dhe ish-presidenti i Kosovës ia lanë të gjitha mëkatet njeriut që tani simbolizon politikën shfarosëse ndaj shqiptarëve. Njeriu që deri dje shkelte mbi gjakun e të pafajshmëve, tani u pranua si burrështetas i madh dhe paqtor. Minishengenet serbe na kanë çuar drejt luftërave,” deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco