VIDEO/ Këlliçi tek familja Gjoni: Qeveria u tha, ik te Basha të të ndihmojë ai

VIDEO/ Këlliçi tek familja Gjoni: Qeveria u tha, ik te Basha të të ndihmojë ai

14:31, 03/11/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Belind Këlliçi

Skandal e kaluar skandalit!

Familjes së prekur nga tërmeti, i mohohet ndihma për shkak të bindjeve politike!!!

Donika dhe Viktor Gjoni nga Fushë Miloti, bashkë me vajzën e tyre të sëmurë (astmatike), qëndrojnë në çadër prej 1 viti, pasi shtëpia u dëmtua nga tërmeti.

Ndryshe nga të prekurit e tjerë, atyre u është refuzuar ndihma nga shteti dhe nga Kryqi i Kuq Shqiptar, sepse një muaj më parë në shtëpinë e tyre shkoi Lulzim Basha.

Aq shumë u xhindosën shokët e agjitpropit sa Viktorit i treguan derën. E shpallën ‘Armik të përbetuar të Partisë’. ‘Kjo është hera e fundit që merr ndihmë!’, i janë hakërryer Viktor Gjonit, ‘Ke folur keq për Ramën’, ‘Ik te Basha!’. Që ky nuk është rasti i parë që qytetarët ndahen në ‘ca të nënës e ca të njerkës’, këtë e di i madh e i vogël, por që të zhvishesh nga çdo ndenjë njerëzore e mos të provosh pikë dhembshurie për një familje në nevojë, është ekskluzivitet i partisë së Luftës së Klasave.

Jemi në 2020-n dhe vazhdon Lufta e Klasave!

Ndahen njerëzit në bashkëpunëtorë e armiq, në tanët e të botës, si qëmoti kur nuk merrje tollonin e bukës se kishe një dajë me Ballin.

Mirë të tjerat, po Kryqi i Kuq Shqiptar pse i mohon ndihmën një familjeje me një mijë halle? Ç'punë ka Kryqi i Kuq me bindjet politike të familjes Gjoni?

Është detyrim kushtetues t'i trajtosh shtetasit e tu si të barabartë! Është antikushtetuese të diskriminosh shtetasit e tu për bindjet e tyre politike! Këta njerëz të pashpirt jetojnë në të shkuarën.

Poshtërsi të tilla nuk duhet të gjejnë vend në Shqipërinë tonë që aq shumë i ka vuajtur përçarjet që shkaktoi Lufta e Klasave! T'i ndihmojmë të prekurit nga tërmeti pa dallim, se janë vëllezerit tanë të një gjaku e gjuhe!

Ndaleni frymën e përçarjes në popull! Ndihmoni familjen e Viktor Gjonit, se e keni detyrim kushtetues!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco