Vokshi: Në vend të blejë tampon, Rama mbulohet me sulme banale ndaj opozitës

Vokshi: Në vend të blejë tampon, Rama mbulohet me sulme banale ndaj opozitës

21:44, 31/10/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, i ka cilësuar sulme banale politike ndaj opozitës, dështimin e Ramës me pandeminë. Sipas Vokshit, përgjigja e vetme e Ramës është sulmi politik në vend të blerjes së tamponëve.

‘Dështimi i Edi Ramës me pandeminë nuk mund të mbulohet me sulme banale politike ndaj opozitës.

Partia Demokratike është bërë zëri i qytetarëve, që nuk gjejnë asnjë mbështetje nga qeveria. Kemi që në mars që i kërkojmë Edi Ramës të rrisë testimet.

Përgjigja e tij është sulmi politik në vend të blerjes së tamponëve.

Kjo politikë skandaloze e Edi Ramës është arsyeja kryesore pse Shqipëria është e fundit në Europë për testimet, pse numri i vdekjeve është rritur, pse situata ka dalë jashtë kontrollit dhe pse rrezikojmë të mbyllemi sërish.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco