Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kryemadhi nga Pogradeci: Rilindja e ka zhytur qytetin në krizë! 25 prilli, triumfi mbi të keqen

Kryemadhi nga Pogradeci: Rilindja e ka zhytur qytetin në krizë! 25 prilli, triumfi mbi të keqen

20:37, 30/10/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është ndalur ditën e sotme në Pogradec.

Sipas Kryemadhit, rilindja e ka zhytur qytetin në krizë dhe papunësi, pasi sipas saj, me potencialin që ka Pogradeci, banorët dhe rinia e qytetit nuk do të duhej të vuanin.

Kryemadhi ka bërë thirrje për bashkim në 25 prill, pasi nuk është thjesht një garë politike, por triumfi mbi të keqen.

Postim i plotë i Monika Kryemadhit:

Me potencialin që ka Pogradeci, banorët dhe rinia e qytetit nuk do të duhej të vuanin krizën e punësimit dhe pamundësive ekonomike në të cilën i ka zhytur Rilindja.

25 prilli nuk është thjesht një garë politike. Ne duhet të bashkohemi që të triumfohet mbi të keqen dhe bashkë ta bëjmë Shqipërinë një vend ku të gjithë të ndihen si në shtëpinë e tyre, me punësim të mirëpaguar dhe mundësi për brezin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco