Meta vlerëson reagimin e Varhelyit: Shpresoj të dëgjohen me mençuri...

Meta vlerëson reagimin e Varhelyit: Shpresoj të dëgjohen me mençuri...

15:08, 27/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar reagimin e Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi, i cili i tha Ramës se do të ishte e matur që të priste opinionin e Venecias para rivotimit në Kuvend.

Meta thote se shpreson që të kenë durim për këshillat e sinqerta dhe premton se pas zgjedhjeve të 25 prillit, kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE do të plotësohen rrufeshëm.

Reagimi i plotë Metës:

Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.

Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten. Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku!

Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco