Rama në mbrojtje të Bollinos, sulmon presidentin: Ç'i duhet Metës se nga i sigurojnë të ardhurat

Rama në mbrojtje të Bollinos, sulmon presidentin: Ç'i duhet Metës se nga i sigurojnë të ardhurat

13:42, 25/10/2020
A+ Aa A-

Kanë vijuar në distancë replikat ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Ishte zedhenesi i kryeministrit për mediat Endri Fuga i cili akuzoi Metën se ka sulmuar botuesin, ndërkohë që zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi e cilësoi këtë si Fake Neës.

Kryeministri Rama shkruan ne mediat sociale se ky sulm skandaloz tregon edhe një tjetër zhytje te presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit, antishtetit!

Rama nuk ka nguruar që të marrë në mbrojtje Carllo Bollinon dhe Alba Malltezin, bashkëshorten e tij, duke shkruar që i vetmi faj që kanë kryer ato është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre.

Reagimi i Ramës:

Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!

I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/10/2020 19:03

Duket si ndonjë komentues halabak i bodrumeve të kryeministrisë që shan e vjell diarre pa asnjë argument, por jo, është kryellarministri i vendit që harxhon kohë me batuta rrugeçësh ndërsa vendi digjet në valët e pandemisë pa kontroll, pa mjete,bpa lekë, pa punë.... O Zot, zgjoi shqiptarët nga kjo letargji para se rë vdesin si bretkosa e përvëluar që nuk reagon.

Shto koment

Denonco