Mediat: 'Do më vrisnin', biznesmeni Dhima përmend emrin e Ben Blushit në polici

Mediat: 'Do më vrisnin', biznesmeni Dhima përmend emrin e Ben Blushit në polici

12:46, 17/10/2020
A+ Aa A-

Është ende pa autor sulmi ndaj biznesmenit, Andon Dhima, edhe 24 orë pas denoncimit të tij në polici.

Në dëshminë-denoncim e dhënë nga Dhima, thuhet se dy persona ende të paidentifikuar e kanë ndjekur deri në hyrjen e pallatit ku ai banon dhe e kanë kërcënuar.
Kjo ngjarje mësohet se ka ndodhur në orën 00.40 minuta këtë të premte dhe menjëherë pas saj biznesmeni ka shkuar në komisariatin numër 2 në kryeqytet, ku ka rrëfyer për ngjarjen dhe konflikte të vjetra që ka pasur.

Ai ka pohuar se ishte duke shkuar për në banesën e tij, teksa dy persona, të rinj në moshë, e kanë ndjekur prej disa minutash, por ka deklaruar se asnjërin prej tyre nuk e njihte.

Në dëshminë e Dhimës thuhet gjithashtu se pranë hyrjes së pallatit, njëri nga djemtë ka futur dorën në xhep duke pretenduar se mbante një pistoletë.

"Biznesmeni i ka treguar policisë se pas këtij kërcënimi mund të fshihet ish deputeti socialist, Ben Blushi, me të cilin pranon se ka një konflikt të hapur”, raporton ABC News.

Image

Zyrtarisht, policia deklaron se, është duke punuar për të identifikuar autorët, si dhe po heton mbi bazën e denoncimitm për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjes. Për këtë janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë por aktualisht ende nuk ka gjurmë nga dy autorët e kërcënimit.

Kujtojmë se më herët në median CNA.al është botuar një letër e biznesmenit Andon Dhima drejtuar ambasadës së SHBA në Tiranë në të cilën denoncohet ish-deputeti Blushi, se nuk i ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por edhe për një borxh 100 mijë euro të marra në emër të të vëllait, të cilat refuzon që t'ia kthejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco