Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni i Ligjeve, raporton kreu i SPAK

'Rekrutimi' i Eli Farës/ Ironia e Enkel Demit: Mandi Nishtulla nuk del nga shtëpia

'Rekrutimi' i Eli Farës/ Ironia e Enkel Demit: Mandi Nishtulla nuk del nga shtëpia

08:46, 09/10/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e djeshme, këngëtarja Eli Fara u shfaq në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa theksoi se ajo që e ka bashkuar me socialistët, është puna e tyre për njerëzit.

Ky moment nuk ka kaluar edhe pa komentuar edhe në studion e ABC-së së Mëngjesit.

Ka qenë moderator Enkel Demi që ka ironizuar, duke u shprehur se këngëtari i muzikës tallava Mandi Nishtulla ka katër muaj që qendron në shtëpi që të mos ta rekrutojë Rilindja.

“Thuhet që Mandi i Nishtullës ka katër muaj që rri në shtëpi se mos e marrin e rekrutojnë te Rilindja”, tha Keli duke shkaktuar të qeshura në studio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco