VIDEO/ Sali Berisha: Fajin e ka Ambrozia

VIDEO/ Sali Berisha: Fajin e ka Ambrozia

15:43, 30/09/2020
A+ Aa A-

Ish Kryeministri Sali Berisha ka ndarë më ndjekësit e tij në fecebook një video ku pas pyetjes së gazetares së Syri Tv shikohet sjellja e Edi Ramës duke u munduar ti bëjë bisht përgjigjes dhe të justifkojë mashtrimet e tij.

“Miq, shkruan Berisha në fecebook, degjoni përgjigjen skandaloze të Edvin Hajdutit ndaj pyetjes asgjesuese të gazetares së guximshme Ambrozia Meta për mashtrimin që ai bëri duke premtuar tre herë se brenda qershorit do të paraqiste planin kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike, të cilin edhe katër muaj pas premtimeve nuk e ka paraqitur!”.

Ja postimi i plotë:

Faijn e ka Ambrozia!

Miq, dëgjoni përgjigjen skandaloze të Edvin Hajdutit ndaj pyetjes asgjësuese të gazetares së guximshme Ambrozia Meta për mashtrimin që ai bëri duke premtuar tre herë se brenda qershorit do të paraqiste planin kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike, të cilin edhe katër muaj pas premtimeve nuk e ka paraqitur!

Edvin Hajduti në prani të dy dëshmitarëve të rremë, Tigrit të korrupsionit dhe Ndrikull Falimentit fajësoi për këtë mashtrim mediat pasi sipas tij ai nuk e paraqiti planin, se po ta paraqiste atë mediat nuk do merreshin me planin dhe “ju do ta paraqisnit lajm i fundit nëse do kishte fat të ishte lajm i fundit”. Me një fjalë për të gjithë ju që besuat dhe prisnit se vertëtë Edvin Hajduti do paraqiste një plan për tju ndihmuar “fajin për mashtrimin e tij kërkojeni tek Ambrozia dhe gazetarët e tjerë”. Ketij shqip i thonë zdap kryeministër, kurse në fjalorin e Sartrit i thonë Kallam Mendimtari. sb

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco