Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Spiropali nuk ha burra, ha Euro’- Iriqi bisedon me Gramoz Ruçin

‘Spiropali nuk ha burra, ha Euro’- Iriqi bisedon me Gramoz Ruçin

12:52, 28/09/2020
A+ Aa A-

Iriqi:- E vërtetë që ke qenë spiun i Sigurimit?

Ruçi:- Saktë. Po pak e mbajta pseudonimin “Cigarja”. Ngaqë spiunoja këdo që më dilte para, ma vunë nofkën “Zjarri”. I përvëlova të gjithë. Si zjarrhedhës ushtrie kam qenë.

Iriqi:- Po si u bëre kryetar parlamenti?

Ruçi- Unë po të dua bëhem dhe kryetar i LGBT-ve. Nuk ka post që nuk e arrij. Dhe të mendosh që jam me arsim gjysmak. Mendje çalamani d.m.th.

Iriqi:- Pse

Ruçi:- Kam mbaruar vetëm një shkollë dyvjeçare për histori-gjeografi-fizkulturë.

Iriqi:- Fizkulturë?

Ruçi:- Po, po. Kështu bëheshin mësuesit e fshatit në ato mote. Që të jepnim sa më shumë lëndë. Bile unë kam qenë dhe mësues gatimi. U mësoja nxënësve si zihet veza në xhevze. Më vonë, ngaqë as vezë nuk kishim, u mësoja si shkrihet më shpejt kripa në ujë të ngrohtë.

Iriqi:- Të donin nxënësit?

Ruçi- Dhisnin nga frika. E unë nuk i rrihja. Kisha një metodë më efikase.

Iriqi:- Çfarë?

Ruçi:- Ata që nuk bënin detyrat, apo nuk mësonin mirë, u thosha: ‘Hapni gojën! Sa më shumë!’ Dhe fllap u pështyja në grykë. Të shihje herën tjetër i bënin mësimet xixë.

Iriqi:- Kështu keni pështyrë dhe Ramën që u ka kaq frikë?

Ruçi:- Atij nuk i bën fajde kjo metodë. Se është dru nga droga e nuk kupton çfarë i hedh në grykë. Kam tjetër rrugë me të.

Iriqi:- Si?

Ruçi:- I them p.sh. që Enveri ka dashur të shtypë invalidët e të varfërit. Kaq do dhe i heq nga lista e asistencës.

Iriqi:- Po ata janë votuesit tuaj.

Ruçi:- Prapë për ne e hedhin votën. Ndërsa lekët e asistencës i kalojmë gjoja për rregullime rrugësh e ti e di ku përfundojnë.

Iriqi:- Mendoni se do e keni të gjatë?

Ruçi:- Edhe nja dhjetë vjet na duhen. Më pas si me komunizmin. Vrau e preu, dolën mijëra të dënuar e persekutuar, por askush nuk u dënua. Ja, Nexhmija deri sa vdiq qe me pension special.

Iriqi:- Besoni se do e mbani qeverinë edhe për katër vjet?

Ruçi:- Tani e kemi më lehtë. Se kemi plot para. Mund të blejmë dhe zgjedhjet në Amerikë.

Iriqi:- Nuk frikësoheni nga ndonjë '97?

Ruçi:- Hahaha, kush do e bëjë? Në Po ne tani jemi në qeveri. Vetes sonë do ia futim?

Iriqi:- I di emrat e ministrave

Ruçi:- Jo, por nuk kam interes se ata vegla do jenë. Rama do ua shkruajë që në darkë se ç'do bëjnë të nesërmen. Bile dhe orën kur do ashtusin gratë e tyre.

Iriqi:- Si e quan veten?

Ruçi:- Me shumë fat. U bëra i lashtë në politikë e po ngjit majat edhe pse nuk kam shkollë, edhe pse nuk di një fjalë të huaj e jo më gjuhë të huaj. Bile nuk di as të ngas biçikletën. Pale kompjuterin nuk di as si ta hap, apo celularin! Flas kur më marrin se as të telefonoj dikë nuk di.

Iriqi:- Po si ndodh kjo?

Ruçi:- Ndodh se vendi ka shkuar për lesh. Nga Konica e Fishta përfunduam tek Taulanti e Shalsi, nga Noli e Mjeda arritëm tek unë e tek Rama.

Iriqi:- Po Rama është i shkolluar.

Ruçi:- Rama, nëse nuk do ishte i biri i Kristaqit dhe nipi i Spiro Kolekës, sot do qe e shumta ndonjë nga ata të policisë bashkiake që do u vinte gjoba atyre që do shurrosnin në Lanë. Besoj do e bënte mirë atë punë se i gjatë dhe i parruar ai ta zë shurrën në grykë të veglës. Hahaha.

Iriqi:- Nuk ke frikë mos një mëngjes të ha Spiropali?

Ruçi:- Elisa ka hobi tjetër, nuk ha burra. Ajo ha Euro, aty i rri mendja. Llupëse e pashoqe. Për tre muaj kollofiti 5 milionë, ose 5 km rrugë kombëtare pa tender. Dhe nuk e tregon fare barku i saj. Të sheshtë e ka, si pllaja e Kurvëleshit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco