‘Dy mandate vetëm ka manipuluar’/ Këlliçi: Mashtrimet e Ramës, jo më alternativë për shqiptarët

‘Dy mandate vetëm ka manipuluar’/ Këlliçi: Mashtrimet e Ramës, jo më alternativë për shqiptarët

19:47, 25/09/2020

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka reaguar pas premtimeve të kryeministrit Edi Rama nga Vlora, ku sipas tij, “mashtrimet e Edi Ramës nuk janë më alternativë për Shqipërinë”.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi shkruan se shqiptarët “s’mund të presin më nga një njeri që për dy mandate vetëm ka manipuluar, gënjyer dhe prezantuar projekte në 3D”.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Mashtrimet e Edi Ramës nuk janë më alternativë për Shqipërinë. Shqiptarët e dinë këtë tashmë, ata s’mund të presin më nga një njeri që për dy mandate vetëm ka manipuluar, gënjyer dhe prezantuar projekte në 3D.

Shqiptarët janë sot më shumë se kurrë gati për Shqipërinë europiane, alternativën më të mirë politike dhe ekonomike, atë të Partisë Demokratike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco