VIDEO/ Meta: Koha që nëpërmjet zgjedhjeve të ndershme, të pastrohet gjithçka në vendin tonë!

VIDEO/ Meta: Koha që nëpërmjet zgjedhjeve të ndershme, të pastrohet gjithçka në vendin tonë!

11:31, 02/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot “ ka ardhur koha që nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike dhe legjitime.”

Presidenti foli nga Vlora, pasi mori pjesë në konferencën historike kushtuar Luftës së Vlorës së 1920-ës. Ai iu përgjigj interesit të gazetarëve se si e kishte lexuar, mesazhin e Ambasadores amerikane Yuri Kim për partitë dhe figurat e pastra në politikë.

Meta tha hapur: "Mendoj se ka ardhur koha që nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike dhe legjitime. Vetëm zgjedhjet e ligjshme dhe të ndershme e pastrojnë politikën nga elementë kriminalë apo të korruptuar apo të cilët për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionin e shtetit ligjor në mënyrë të plotë dhe europiane.”

Meta tha në krye të fjalës së tij se ishte i kënaqur që që ndodhej në Vlorë për të nderuar luftën kombëtare të Vlorës të 1920-ës dhe falenderoi historianët dhe institucionet e angazhuara për mbajtjen e  konferencës shkencore që hidhte dritë mbi shumë ngjarje e mbi shumë të vërteta “që e bëjnë më të madhërishme këtë luftë”, siç u shpreh.

“Lufta e Vlorës, - theksoi Presidenti, -  është mesazhi më i rëndësishëm për të gjithë se përmes bashkimit rreth interesit së përbashkët kombëtar mund të krijohet një fuqi që sjell vetëm sukses për kombin shtetin e të gjithë.

Tani të kalojmë nga Lufta e Vlorës tek KQZ-së…_ vërejti Meta, pasi gazetarët epyetën për riformatimin e këtij institucioni.

“ Këto të KQZ-së më duken gjëra shumë më të vogla, - tha ai. -  Nëse ka vullnet, të gjitha çështjet janë të zgjidhura, të zgjidhshme shumë thjesht.  

Nëse ka vullnet për zgjedhje të lira dhe për zgjedhje demokratike,  nuk shikoj asnjë arsye pse të mos zgjidhen.

Nëse ka vullnet për të respektuar marrëveshjen e 5 Qershorit, nuk shikoj asnjë problem. Këto të gjtiha pastaj janë detaje.

Nëse nuk ka vullnet për këtë çështje, pastaj për këto le të flasim ditë tjetër.

Lidhur me ditën e zgjedhjeve, nuk mund të them asgjë sepse më duhet të dëgjoj përfaqësuesit e forcave kryesore politike dhe pastaj do të flasim me siguri.

Unë kam kërkuar takim me përfaqësuesit e të gjitha forave parlamentare, përfshirë kryetarin e Komisionit të Integrimit Europian dhe më pas të gjithë janë të mirëpritur”, vuri në dukje Presidenti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Qazimi02/09/2020 14:52

Ky e ka fjalen qe me zgjedhje te pastrohet dhe Likja vete.hahaha

Genti02/09/2020 13:29

Nese duhet spastrim, fillojeni nga vetja z. President. Ikni nga politika se i beni nder shqiperise. E kaluara juaj nuk harrohet dhe as mbulohet me atdhetarizem dhe kushtetutshmeri.

Shto koment

Denonco