Valë e dytë e COVID-19/ Rama: Nuk zgjedhim dot mbylljen si opsion, sjell dëme të tjera

Valë e dytë e COVID-19/ Rama: Nuk zgjedhim dot mbylljen si opsion, sjell dëme të tjera

13:56, 25/08/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ka pranuar se nuk mund të ketë një tjetër mbyllje dhe izolim tjetër të Shqipërisë në vjeshtë.

Sipas Ramës, i cili zhvilloi një takim me mjekët e Spitalit Infektiv, edhe nëse ka valë të dytë nga COVID-19 nuk është opsion i vazhdueshëm mbyllja pasi sjell dëme dhe shkatërrime të tjera ekonomike dhe psikologjike.

”Erdha t’ju përshëndes dhe të falenderoj ju dhe ata që nuk janë këtu. Me shumë respekt dhe keqardje për këtë stres të jashtëzakonshëm. Ndërkohë që edhe në kushtet e kësaj periudhe të vitit, me këto temperature jeni të detyruar të mbingarkoheni me këto veshje. Kjo e bën zgjedhjen tuaj profesionale kaq fisnike dhe të veçantë. Patjetër që keni dhënë një kontribut në aspektin moral për gjithë bluzat e bardha. Keni treguar shumë pë rata që veç dinë flasin dhe kanë fjalën e keqe në majë të gjuhës. Trupa jonë e mjekëve meriton vetëm respekt, dhe jo baltë e akuza, sharje nga ato që keni dëgjuar gjithë këto vite. Për fat të keq, se është fatkeqësi botërore na ra të përballemi me këtë monstër. Por na gjeti në një fazë që ishin bërë disa përmirësime. Largqoftë të kishte ndodhur kjo disa vite më parë, tek kjo do ishte një katastrofë. Kemi një sfidë të madhe publike. Siç e kanë thënë të gjithë specialistët e shëndetit. Siç e thonë të tërë sot, kjo betejë nuk zhvillohet vetëm në spital. Çdokush do të bëjë rolin e vet. Ndërkohë që virusi ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur as për 3 javë, as për 4 javë as për 4 muaj për një periudhë që askush nuk e di sa do të zgjasë. Nuk ja bëjmë dot ndryshe. Nuk zgjedhim dot mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, sjell dëme dhe shkatërrime të tjera. Jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe social.”- tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu25/08/2020 18:59

ty eshte per te varur ne mes te tiranes se ate qe i bere ti shqipris me taulantat e tuj nuk ja beri as enver qeni per 45 vjet po mos u merzit se do vij nje dit do i paguash te gjitha

eni25/08/2020 17:33

Po te te vije turp se asqe nuk ke permiresuar.Te pakten po te kishte ndodhur vite me pare do kishim mjeke. dhe ajo biba qe ke per ministre shendetesie thuaj te mos dale me ne TV se na hapi barku,Jam e sigurt se edhe une do ta kisha menaxhuar me mire krizen

Daj Jaku25/08/2020 15:55

O zullap i ndyrë, po përse e mbylle Shqipërinë me tanke e autoblinda në dimër e pranverë? U bëre qesharak gjithë ditën e natën nëpër TV, rrjetet sociale e telefonat e popllit me mesazhet regjistruara për luftën gjigande imagjinare me virusa, sikurse Don Kishoti me mullinjtë e erës, sidomos me ato oraret e lëvizjeve të njerëzve, pjellë qesharake e mëndjes tënde skicofrenike bipolare (kokainomane). Krijove katastrofë ekonomike, vodhe miliarda me tendera fantazmë për "gjëndjen e luftës", mjafton të kujtojmë maskat e skaduara që i ndërrove datat në ndonjë bodrum kryeministrie, ndërsa njoftoje numra të rastit për pandeminë, sipas oreksit të çastit, shiko grafiqet njëlloj si shkarravinat e tua. Ke shit pordhë se ishe vëndi më i parë në botë me pandeminë, falë strategjisë tënde gjeniale, që ke "shpëtuar" jetën e 28 mijë "dëshmorëve" etj. Madje natën e fundit, me zellin e veglave qorre si ermut velia dhe llesh leshi, shëmbe Teatrin Kombëtar, një aferë 200 milion euro. Ndërkohë pandemia akoma nuk egzistonte, e shfrytëzove për të shkallmuar gjithë ligjet dhe kushtetutën, në favor tënd o pusht i pushtetit. Tani që pandemia plasi më e rëndë se kudo në botë, tani nuk paska nevojë për izolim. Pra ishte vetëm lojë, ose tallje e trapit (Andi Bushati) me një popull të tredhur që nuk meriton asgjë më tepër se kaq.

t25/08/2020 14:13

Tibej detyren tende ndaj shendetesise ,mjaft vodhe me oligarket

Shto koment

Denonco