Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

PD përforcon akuzat: Shqipëria, zonë e kuqe COVID dhe e izoluar, se qeveria e Ballës ka prioritet vjedhjen

PD përforcon akuzat: Shqipëria, zonë e kuqe COVID dhe e izoluar, se qeveria e Ballës ka prioritet vjedhjen

14:23, 15/08/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka hedhur poshtë me vendosmëri, akuzat dhe sulmet e Taulant Ballës, kreut të Grupit socialist në PS,  kundër ish-deputetes demokrate, Oriola Pampuri. Kjo, pasi Balla në një shënim paradite në Fb, e cilësonte zonjën Pampuri si “kasandër” të opozitës, që përhapte panik ekonomik: “Kjo “kasandër” ka publikuar sot një video-montazh, përmbajtja e së cilës duhet hetuar menjëherë nga organet ligjzbatuese, sepse në të shfaqen veprime të paligjshme. Hetimi duhet të jetë i shpejtë,” shkruante Balla.

Por, Partia Demokratike nëpërmjet Albana Vokshit i ka përforcuar akuzat e ish-deputetes Pampuri se “Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve tregojnë të vërtetën e dështimit të ‘shëndetësisë falas’.  Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët.” Në vijim, edhe video me prononcimet e qytetarëve.

PD shprehet:

"Taulant Balla ka shpërndarë sot një fletërrufe të shkruar nga Edi Rama kundër opozitës dhe me gjuhë urrejtje kundër koleges Orjola Pampuri vetëm pse ajo përballi me fakte të vërtetën e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.

Është fakt që Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë.
Është fakt që Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore.
Është fakt se Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.
Është fakt se propaganda shfaq spitale si në Zvicër, ndërsa qytetarët blejnë edhe respiratorë.

Edi Rama dhe surrogati i tij Taulant Balla mund të shajnë e mallkojnë gjithë ditën, por nuk e ndalojnë dot opozitën dhe qytetarët të ngrenë zërin kundër braktisjes dhe padrejtësive të qeverisë.

Shqipëria është sot një zonë e kuqe COVID dhe i izoluar nga Europa, sepse qeveria e Taulant Ballës kishte prioritet vjedhjen me tendera sekretë, jo bërjen e testimeve masive dhe marrjen e masave të tjera për mospërhapjen e virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco