Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Akuza Xhafës e Veliut si grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërohet të regjistrojë kallëzimin

Akuza Xhafës e Veliut si grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërohet të regjistrojë kallëzimin

19:12, 11/08/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëron SPAK-un të regjistrojë kallëzimin e bërë nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, kundër ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreut të Policise së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët i akuzon për “grup të strukturuar kriminal”.

Apeli i Posaçëm ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda të nëntorit 2019 për mosfillim procedimi penal pas kallëzimit të Malajt.

Sipas ish- gjyqtarit të Apelit, Policia e Shtetit nuk ka reaguar ndaj disa kërcënimeve të bëra ndaj tij apo familjarëve.

Vendimi për "mosfillim procedimi penal" u la i pandryshuar nga Gjykata e Posaçme në janar 2020, por vendimi u ankimua nga ish-gjyqtari në Apel.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco