‘E lanë të vdiste’/ Skandal, Urgjenca Kombëtare nuk i dha ndihmë 27-vjeçarit nga Kavaja

‘E lanë të vdiste’/ Skandal, Urgjenca Kombëtare nuk i dha ndihmë 27-vjeçarit nga Kavaja

13:07, 24/07/2020
A+ Aa A-

Një skandal i vërtetë ka ndodhur me Urgjencën Kombëtare që ka për detyrë për të ndihmojë qytetarët.

SYRI TV ka zbuluar se Urgjenca Kombëtare nuk i është përgjigjur të riut 27-vjeçar nga Kavaja edhe pse ata u kanë treguar realisht në situatën ku ndodheshin.

Edhe pse kanë telefonuar shumë herë në numrin 127, urgjenca kombëtare nuk i ka ofruar ndihmën të riut i cili ishte njëkohësisht i sëmurë edhe me talasemi.

Familja e të riut nga Kavaja i ka dërguar mesazh edhe kreut të qeverisë Edi Rama, duke i kërkuar ndihmë në lidhje me atë që po ndodhte me të riun.

Janë dashur disa mesazhe që më në fund autoambulanca e urgjencës kombëtare të shkonte dhe të merrte të riun nga Kavaja e ta dërgonte në spital, dy ditë më parë.

Por duket se ndihma e dhënë ka qenë e vonuar, pasi i riu nuk ka mundur të mbijetojë as 48 orë në spital, duke humbur jetën.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Shërbimi Infektiv: I riu ishte asimptomatik nga COVID19

Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shteti ligjor24/07/2020 18:02

Normalisht në çdo vend me shtet igjor, për vdekje të tilla me shkaqe të dyshimta , meren masa që mjeksia kriminalistike të bëjë autopsinë e viktimës. Është autopsia ajo që përcakton shkakun e vdekjes e jo deklarimet se pacienti ka qenë "asimptomatik" për infektimin nga koronavirus. Edhe sikur ky pacient të mos kishte qenë i infektuar nga virusi, urgjenca mjeksore duhej ta shtronte menjëherë në spital e jo disa ditë pasi ka lajmëruar gjëndjen e rënduar.. Me cerozë e hepatit viral, ai duhej menjëherë të izolohej e të shtrohej në pavionin infektiv të spitalit, pasi ka rrezikuar hepatitin edhe tek pjestarët e tjerë të familjes.. Është bërë e njohur nga mjekët specialistë, se simptomat e virusit Sars 2, nuk mund të paraqiten të njëllojta tek të gjithë. Edhe organet e abdomenit janë përmendur si objekt i dëmtimit nga kjo epidemi

Shto koment

Denonco