Meta me ambasadorët: Prekja e njëanshme e Kushtetutës do konsiderohet akt i papranueshëm

Meta me ambasadorët: Prekja e njëanshme e Kushtetutës do konsiderohet akt i papranueshëm

11:49, 24/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta zbardhi detaje nga takimi me ambasadorët e BE.

"Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.

I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë," shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco