Iriqi:- I fitove 110 milionë euro pa bërë asnjë punë.
Bechetti:- Rama pa bërë asnjë punë u bë kryeministër. Unë ngela njeri i thjeshtë. Me plot halle e telashe, por m’i zgjidhi Shqipëria. Shpejt do kërkoj të marr dhe pasaportën shqiptare.
Iriqi:- Mbase nuk ta japin.
Bechetti:- Ma japin se ndryshe i hedh në gjyq. Tani edhe kur shohin foton time, qeveritarët albanezë dhiten nga frika. Më doli fati para me këtë njeriun e gjatë. Kam bërë plot foto të Ramës dhe i kam vendosur kudo, në shtëpi, në zyrë, në makinë. Kush është ky, më pyeti mamaja. Quhet Edi Rama, i thashë. E ç’është ky? Ky për ne është peshku i artë. Çdo dëshirë na i plotëson. Duam pallat të ri, fap e ndërton ky. Duam pushime përrallore, fap na i realizon ky. Duam të blemë ekip futbolli, e ble Rama dhe na i fal ne. Duam jaht apo avion, e blen ky mirëbërësi ynë dhe na thotë, merrini, janë tuajat.
Iriqi:- Ç’do bësh me ato 110 milionë?
Bechetti:- Janë 300 milionë euro. Se deri tani vetëm një gjyq është me vendim. Te tjerat më pas. Lum kush të rrojë, pasanik të më shojë, thotë populli i varfër albanez.
Iriqi:- Po nëse Rama nuk ka para?
Bechetti:- Atëherë do më falë tunelin e Llogarasë. Do e ndërtojë populli shqiptar dhe unë do vendos traun. Për 50 vjet. Pasuri e begatë. Më tej, me gjyqet e tjera do më falë Skavicën dhe ishullin e Sazanit.
Iriqi:- Po ishullin ç’e do?
Bechetti:- Të shoh kur do dalin vlonjatët në Lungomare e do djegin sozitë e Ramës prej bukë peshku. Të dëshpëruar se i rrejti me Lungomaren. Mua më fali dhjetë Lungomare.
Iriqi:- D.m.th nuk do largohesh nga Shqipëria?
Bechetti:- A largohet ujku nga vatha e dhenve. Sa të jetë Rama, veç pasuri do bëj atje. Së shpejti do hap televizionin dhe ...
Iriqi:- Dhe?
Bechetti:- Dhe që emisionin e parë do bëj sondazh që Basha i fiton zgjedhjet. Atje Rama nuk mban e pasi të rrufitë tre viza, ma mbyll prapë median. Hop fitoj sërish 110 milionë. Makinë leku e kam kryeministrin e Atdheut të Shqiponjave. Si proverbi shqiptar. Fap ia fut me shkop bythës e ai fap nxjerr flori.
Iriqi:- Kjo është për gomarin.
Bachetti:- Pse Rama nuk i ngjet? Më pasuroi mua me tre fjalë që pordhi nga goja e tij. E sheh që dhe tërmeti bën më pak dëm se sa ky... i gjati veshgjatë.
© SYRI.net
Bechetti do mare 20 % te 110 million ???? eurove, sepse keshtu ka qene kontrata me Ed Ramen. Si kujtoni se Rama nuke e dinte se po ti mbyllte TV Bechettit do paguante globe te majme?! RAMA me Bechettin e ben plan shume para se Ed Rama te vinte ne pushtet. Shume njerez e dine se shume "biznesmena ndertimi" te lidhur ngushte me Ramen bashkpunonin dhe pastronin parate me firmen ndertuse te Bechettit. Besoj se nuke e keni haruar.?! Nje makine zhavorr Bechettit i faturohesh 5000 mije euro ????. Pastrim kolosal parash midis Bechettit dhe Ed Rames dhe oligarkeve te ndertimit miqve te Rames e Bechettit. E pra kjo gjobe qe populli shqipetare do i paguaje Edi Rames dhe Bechettit ishte planifikuar me pare nga dyshja mafioze Rama &Bechetti.Me nje emision investigativ me disa dokumenta mund te provohet lehtesisht qe kjo ka qene nje afere mes Rames dhe Bechettit.Respekte Iriq.
popo se nuk ka opozit as popull me ja qi robet edvinit dhe kush ka bo edvinin
Perle humori, I afert me realitetin