Manastirliu: Hiqen kufizimet për transportin publik. Çfarë ndodh nëse shtohen rastet në terapi intensive

Manastirliu: Hiqen kufizimet për transportin publik. Çfarë ndodh nëse shtohen rastet në terapi intensive

09:54, 23/06/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një videoje në Facebook, ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse vijon shtimi i rasteve në terapi intensive në vendin tonë.

“Nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive, do të rihapim spitalin “Shefqet Ndroqi” ose Covid 2. Nëse vijon më tej rritja, do të hapim spitalin Covid 4, në aksin Tiranë-Durrës. Gjithësesi, qytetarët janë të lutur të mbrojnë sistemin shëndetësor nga mbingarkesa”, tha Manastirliu.

Më tej, ministrja dha edhe një lajm mbi transportin publik: “Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të heqë kufizimet për transportin publik. Por, me disa masa sigurie të miratuara. Njerëzit duhet të përdorin maskë gjatë udhëtimeve të tyre, kjo do të jetë e detyrueshme. Këto masa janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 23 qershor 202023/06/2020 12:02

Z. Ministre e shëndetsisë Manastirliu .Merni pak shëmbull sot nga Gjermania ku sapo i janë shtuar rastet me COVID- 19 në disa qytete të vëndit vendosi "izolimin lokal" për 10 ditë deri më 30 qershor që të mos përhapet infektimi në qytetet e tjera të vëndit. Edhe ju duhet patjetër të izoloni ashtu si Gjermania 2- 3 qytetet që kanë numurin më të lartë të përhapjes së infeksionit të Koronavirusit çdo ditë në të gjithë Shqipërinë. Të paktën për 10 ditë , nëse ju keni një protokoll dhe një strategji për pandeminë. Nëse jo atëhere kjo gjëndje në Shqipëri ka për të "Avroguar" më tej.. Edhe njëherë ju lutemi z. Ministre mos dëgjoni shumë doktorë militantë që dalin nëpër TV të ndryshme dhe çfarë thotë njëri ,nuk thotë tjetri. Por referohuni modelit gjerman të fundit...

Shto koment

Denonco