Berisha: Skandali miliona dollarësh në Zimbabve, pritet edhe arrestimi i Ben Blushit

Berisha: Skandali miliona dollarësh në Zimbabve, pritet edhe arrestimi i Ben Blushit

21:02, 21/06/2020
A+ Aa A-

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shkrimit në një prej portaleve në vend, sipas të cilit, pritet arrestimi i Ben Blushit pas skandalit 60 milionë dollarësh në Zimbave.

Sipas Berishës, “Arben Malavitën e pret fati i ortakut me tre emra; Klodian, Ilirjan, Mirel Mertiri!”

"Arben Malavitën e pret fati i ortakut me tre emra; Klodian, Ilirjan, Mirel Mërtiri! Pritet mandat ndërkombëtar arresti kundër tij! Këtu më poshtë keni hetimin e gazetarit investigativ", shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon edhe artikullin të cilit i referohet.

https://www.cna.al/…/ortaku-perfshihet-ne-skandal-ben-blus…/

News Albania Ortaku përfshihet në skandal/ Ben Blushi rrezikon prangat?!
?Një arrestim i pritshëm pas një skandali miliona dollarë në Zimbave, nisja e hetimeve nga interpoli por edhe qeveria Hungareze, ka futur në panik drejtorin e Top Channel Ben Blushi, i cili njihet si një nga ortakët e Mirel Mërtirit, i njohur edhe si Ilir Dedja apo Klodian Mertiri.

Një skandal ka plasur jo vetëm në mediat afrikane, por edhe në ato europiane.

Një kompani shqiptare, një person i shumëpërfolur nga mediat e vendit, i shfaqur me disa emra të ndryshme në biznese, vende dhe kompani zinxhir, në afera miliona euro. Ky është ortaku i Ben Blushit, nëpërmjet bashkëshortes së tij Eva Blushi në kompaninë “EM Capital Group” e cila po hetohet si një nga kompanitë e shumta të Mërtirit që ka qarkulluar shuma të mëdha parash. Në Shqipëri ka një transaksion me vlerë 2.2 milionë euro, kjo sipas këtij dokumenti. 

Ortaku i Ben Blushit në skenën e biznesit një herë shfaqet si Ilir Dedja, njëherë si Mirel Mërtiri, njëherë si Klodian Mërtiri, me disa emra të ndryshëm. Një person me pasaportë malteze, në Shqipëri fiton koncesionin e inceneratorëve, gati 200 milion euro me bashkëpunëtorin e tij Klodian Zoto, ndërkohë në Zimbabve dështon dy herë.
Në vendet afrikane shkoi me të njëjtin profil, atë të inceneratorëve të Shqipërisë, por gjithçka u anullua dhe u pasua nga dy skandale, ky i dyti po zhyt thellë njeriun me tre emra, ndërsa në skandalin e parë ishte Klodian Zoto ortaku i tij që duket se shpëtoi pa asnjë gozhdë në këmbë.

Së fundmi, mediat vendase (Lexo këtu) zbuluan një skandal në lidhje me blerjen e pajisjeve shëndetësore dhe një hetim i fortë çoi në pranga përfaqësuesin vendor të Mërtirit, Dalish Nguvaya dhe ministrin e Shëndetësisë së Zimbabve Obadiah Moyo.
Ky është një skandal që ka përfshirë jo vetëm politikën në Zimbabve, por edhe në Europë, ku është përfshirë Interpol dhe shteti hungarez, në Shqipëri janë të njëjtët personazhe që askush nuk i heton, por përkundrazi i mbron sa qeveria dhe opozita.

Por paniku ka pushtuar një prej ortakëve të njeriut me 3 emra që është në kërkim ndërkombëtar, ai është Ben Blushi, drejtori aktual i Top Channel, ortaku i Ilir Dedjas dhe Klodian Mërtirit apo Mirel Mërtirit. Bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi është aksionere me 33% të aksioneve në kompaninë “EM Capital Group” në Bullgari, një kompani e themeluar dy vite me parë, e cila më pas bleu aksionet e brandit “Lori Caffe” të kompanisë “Valtelina Sh.p.k.”.
 

Hetimet kanë filluar në Hungari në lidhje me transfertat dhe paratë që ka qarkulluar Ilir Dedja apo Mirel Mërtiri. Janë disa kompani zinxhir që kanë qarkulluar miliona euro.
Nga ana tjetër Interpoli ka filluar hetimin edhe për disa kompani të tjera në emër të këtij personi, i cili tashmë duket se pas vetes do të tërheqë edhe Ben Blushin. Interpoli po heton disa dhjetëra kompani, përfshirë edhe atë bullgaren “EM Capital Group”, që është një nga bizneset e Ilir Dedjas regjistruar në një nga vendet e BE, që ka qarkulluar shuma të mëdha parash.

Blushit do t’i duhet të tregojë ku i ka gjetur qindra mijëra dollarët për blerjen e “Valtelino sh.p.k.” dhe çfarë e lidhi në ortakëri me disa biznesmenë që janë përfshirë në skandale korrupsioni në Europë por edhe Afrikë. Hetim që nuk mund të mbulohet më tashmë dhe mund të përfshijë edhe pasuritë e fshehura dhe grabitura nga Ben Blushi, që nga Dardha, në Korçë, Tiranë e Dhërmi.

Miliona dollarë kanë qarkulluar edhe në Shqipëri, nga Ben Blushi dhe ortakët e tij, në blerje kompanish apo në biznese të ndryshme, të cilat duket se tashmë kanë filluar t’i zbardhen vërtetë, t’i hetohen dhe mesa duket një skemë e madhe korruptive ka vënë përballë përgjegjësisë jo vetëm njeriun me tre emra Klodian Mërtiri, Mirel Mërtiri apo Ilir Dedja, por edhe ortakun e tij Ben Blushi.

Nëse hetimi do të vazhdojë të thellohet dhe Mërtiri do të përfundojë në pranga, vështirë se ortakët e tjerë do të shpëtojnë dot nga skandalet ku janë përfshirë, aferat korruptive, pazaret dhe gjithçka tjetër, që është krijuar thjeshtë dhe vetëm nëpër skema kompanish për përfitime miliona dollarë apo influenca pushteti, të cilat vijnë nëpërmjet parave të taksapaguesve nga qeveritë shkojnë tek koncesionet dhe përfundojnë deri tek drejtues dhe pronarë mediash.

Hetimi i kompanive mund të sjellë arrestime të mëdha që vështirë se shpëtojnë dot Ben Blushin apo familjarët e tij./ CNA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco