Rama harron se Covid-19 shpërtheu në QSUT, kërcënon me mbyllje

Rama harron se Covid-19 shpërtheu në QSUT, kërcënon me mbyllje

15:48, 16/06/2020
A+ Aa A-

Duke harruar se koronavirusin e riktheu në shifra alarmante Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ nga ku shpërthyen rastet, Edi Rama sot ka dalë sërish duke kërcënuar se do të mbyllë vendin.

Me një video në faqen e tij në Facebook, Rama thotë se nëse vazhdohet me këto ritme do të shkohet drejt një karantine të pashmangshme.

‘Është e kotë të përsëris sesa herë u kam thënë që COVID-i është armik i padukshëm dhe sa shumë u shtuan zërat tuaj se kjo është lojë dhe konspiracion.

Atyre me fjalët dhe tubimet rrugëve. Kur vendosëm që të heqim masat dhe të lirojmë. Ishim të qartë se hapja do të sillte edhe rrezikun e harresës, por bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur dhe do ta bënim sërish.

Unë isha dhe jam dakord me shumë kënd që kërkonte ditë pas dite kthimin në normalitet duke thënë se shëndeti i ekonomisë familjare nuk mund të dobësohej përtej një pike të caktuar.

Kemi zgjedhur rrugën e këshillimit dhe jo të ndëshkimit të bizneseve për t'ia lehtësuar hallin gjithkujt. E kemi ditur dhe thënë se numrat do të rriteshin, gjëra më normale, po u ndodh të gjitha vendeve, ashtu si kundër kam kërkuar të mirëkuptoni nevojën për solidaritet të ri për rregullat.

Ekonomia bie dhe ngrihet, të vdekurit nuk ringjallen. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për çdo familje dhe burimet e energjisë së rimëkëmbjen.

Nëse do të vijojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe të përballojmë me shumëfish sekëlldinë që provuam kur u mbyllëm dhe pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë. As në mend nuk dua ta coj këtë, pasi kam bindjen se ende e kemi vetë në dorë. Numrat janë shqetësues, por në kontroll, testimet janë rritur’, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tiransi16/06/2020 16:27

Jetet tona o kellire as qe te hyne ne sy.Nga qsut bashke me ata idiotet qe. ke. e keni te keqen .Kjo situate te intereson per. marrezite e tua qe i ben ketij populli.Por mos harro. ka Zot dhe se ke idene si mund te perfundosh mbas gjithe ketyre plslleqeve qe ke bere.

PATRIOTI DT 16 qershor 202016/06/2020 16:14

" Të mbyllemi " thotë Kryeministri ynë , sot. Po të patëm lajmëruar mor burrë i Surrelit disa herë rrjesht nëpërmjet portalit prestigjoz syri. net. qëkur shifrat po rriteshin përditë 30-50- 79 sot 82 ,që për fund jave qytet kryesore që kanë numura të lartë të infektuarish me COVID-19 të izolohen se do të infektojnë gjithë Shqipërinë. Nuk na e vure veshin mor burrë. Dhe ja del sot dhe po na tregon " broçkulla". Po nesër kur numurat të rriten të shkojnë 100 atëhere çfarë do gjë që të na thuash ska për të të besuar më njeri në këtë vënd. Prandaj sa më parë mbyll Tiranën si qëndra kryesore e infektuar që nga QSUT

Gj 16/06/2020 16:00

A dote arrijm te hedhim posht qelbesiren e kombit shqipetar......

Shto koment

Denonco