Ish-ministri i Shëndetësisë jep alarmin për COVID-19: Ja 5 masat urgjente që duhet të ndërmarrë qeveria

Ish-ministri i Shëndetësisë jep alarmin për COVID-19: Ja 5 masat urgjente që duhet të ndërmarrë qeveria

13:48, 10/06/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, ka analizuar shpërthimet e fundit të infeksionit të  Covid-19 në Shqipëri. Ai deklaron se qeveria ka dështuar, por propozon 5 hapa që duhet të marrë ajo urgjentisht.

 ”Në këto kushte duhet ndërtuar nga themeli një strategji reale e bazuar edhe në konkluzionet e fundit shkencore, si ai që asimptomatiket janë një burim shumë i vogël përhapje, të imunizimit 100%, tek teknikat e reja të testimeve”, shkruan Shehu.

Postimi i plotë

Covid 19, kjo qeveri qe na renditi ne fund te botes, reagon me cinizem e arrogance perballe:

-deshtimit te plote te saj edhe ne baze te shifrave te te infektuarve, me te larta se kurre.

-numerit te vogel te testimeve, qe per cudi edhe rezultatet i komunikohen te testuarve vetem nepermjet telefonit!

-mungeses se nje strategjie e kriteresh testimesh (asnje fjale edhe per karakteristikat e kiteve imunologjike ne perdorim, licencimit ne origjine te tyre), gje qe ka prodhuar ate kurbe te pa deshifrueshme.

-mos aktivizimit te mjekut te familjes e gjendjes se pa pranueshme te strukturave spitalore, duke tentuar te fshihet mbas:

a) akuzave cinike ndaj personelit per gjoja mos respektim te rregullave prej tij, kur ne fakt ai u la i pa mbrojtur e i pa testuar, duke u bere viktime e gjendjes se pergjitheshme.

b) hedhjes me cinizem te pergjegjesise tek qytetaret kur keta as me maska nuk jane pajisur, a me keq kane pesuar nje krim kunder “njeriut” nga grumbullimi i qindra forcave e provokimi i protestave me prishjen e Teatrit.

c) deklaratave absurde si ajo e perseritjes se infektimit tek nje i sheruar.

d) “inagurimit” te strukturave fantazem me emertime absurde si ai “spital-karantine”, gje qe nuk egziston as si koncept,etj.

Ne keto kushte duhet ndertuar nga themeli nje strategji reale e bazuar edhe ne konkluzionet e fundit shkencore si ai qe asimptomatiket jane nje burim shume i vogel perhapje, te imunizimit 100%, tek teknikat e reja te testimeve, etj qe te synoje ne:

1- Liberalizim te te dy llojeve te testimeve te tilla ne te gjithe vendin per qytetaret qe desherojne.

2- Testim publik virusal e imunologjik per cdo qytetar me temperature mbi 37,5 ne baze te rekomandimit te mjekut te familjes.

3- Sigurim i masave mbrojtese per te gjithe personelin shendetesor.

4- Sigurim i maskave kirurgjikale per qytetaret.

5- Permiresim i strukturave te terapise intensive e spitaleve ne qender e periferi.

Por fatkeqesisht kjo qeverisje nuk ka as vullnetin e as kapacitetet per te realizuar ate qe duhet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco