Pse nuk ka kuptim që të kërkohet dorëheqja e Lleshajt dhe Veliut

Pse nuk ka kuptim që të kërkohet dorëheqja e Lleshajt dhe Veliut

21:53, 29/05/2020
A+ Aa A-

Sa herë ndodh ndonjë skandal ku implikohet Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme, në rrjet dhe media nisin thirrjet për dorëheqjen e Sandër Lleshajt. Nuk mund ta mohosh se disa nga këto thirrje në një farë mënyre ia përkëdhelin sedrën Lleshajt, duke i thënë se ai nuk meriton të jetë pjesë e kabinetit të Edi Ramës.

Lleshaj, duke e ndjerë këtë përkëdhelje, ua 'kthen' duke dhënë ndonjë intervistë ku pranon se ka qenë shumë herë në prag të dorëheqjes, por nuk e ka bërë.

Dhe kështu historia vazhdon: sërish skandale, sërish thirrje për dorëheqje, sërish Lleshaj që bën si një njeri i ngecur mes dy botëve. Por gënjejnë mendjen ata që mendojnë se Sandër Lleshaj është një njeri i kultivuar që ka ngecur pa dashje në rrjetën e krimit të Edi Ramës.

Aspak, nëse do ishte njeri i kultivuar, nuk do ishte bërë pjesë e atij kabineti pasi dy paraardhësit e tij u larguan si të lidhur me banda droge, në një rast që nuk regjistrohet as në narko-shtetet e Amerikës Qëndrore dhe Latine.

Nëse do ishte njeri me ndërgjegje, do ishte larguar me kohë. Ai është në atë detyrë se është mediokër dhe ngjitja në një post ministror ka qenë kulmi i arritjes. Në një vend normal, ai nuk do ishte kurrë as afër këtij posti të lartë. Edhe Ardi Veliu, për të cilin ka sërish thirrje për dorëheqje, nuk do ishte kurrë në atë detyrë. Shikojeni videon e sotme kur sulmon një grua pasi i ka dhunuar barbarisht të birin. Shihni si përdridhet dhe flet me arrogancë. Kurrë nuk është ngjitur kaq lart paaftësia dhe mediokriteti.

Ndaj kot kërkoni dorëheqjen e tyre. Ata janë aty ku nuk duhej të ishin kurrë nëse gjërat do funksioninin normalisht. Ata janë aty si ushtarë të bindur të një njeriu që i ka ngjeshur këtij vendi damkën e narko-shtetit.

Dorëheqjen kërkojani atij, kryeministrit të këtij vendi që ka ngjitur në shkallën më të lartë paaftësinë, krimin dhe barbarinë. Largimi i tij e shemb të gjithë këtë kakistokraci të frikshme, që prodhon skandale jo vetëm çdo ditë, por edhe disa brenda ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco