Ndryshimi i sistemit/ Mediu: Basha e opozita janë pro, Rama kundër

Ndryshimi i sistemit/ Mediu: Basha e opozita janë pro, Rama kundër

14:15, 29/05/2020
A+ Aa A-

Fatmir Mediu ka thënë pas takimit me Lulzim Bashën dhe aleatët se ata janë dakord për ndryshimin e sistemit.

Mediu thotë se reagimi negative është nga mazhoranca që nuk do as ndryshim sistemi dhe as qeveri tranzitore.

‘Çdo gjë në tryezë është qëndrim i opozitës. Janë koordinuar me opozitën. Nëse ne kërkojmë më shumë transparencë, të shmanget manipulimi, dhe ka reagim negativ nga mazhoranca.

Nëse ne kërkojmë qeverisje kujdestare, dhe nga qeveria ka refuzim atëhere ka një ecje drejt manipulimit të zgjedhjeve nga pala tjetër.

Kemi rënë dakord në parim me Bashën. Do shtrohet në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka të bëjë me interes specifik dhe për krijimin e një marrëdhënie më të drejtë.

Mendoj që dhe zoti Basha që janë për ndryshimin e sistemit. Ka reagim negative nga PS që kërkon të mbajë këtë situatë të papranueshme që mos vendosin për të ardhmen e tyre përfaqësuesit e tyre.’- tha Mediu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari29/05/2020 16:28

Ore po pse nuk e thoni troc: Jemi per kete sistem zgjedhor!!!! Por hidheni sa andej ketej si pehlivane cirku!!! Nuk ka sistem me te ndryre se sa Sistemi Zgjedhor Proporcional me Lista te Mbyllura!!! Nese sistemi zgjedhor nuk ndryshon atehere numri i votuesve ne zgjedhjet parlamentare do te jete diku 10-15% me i larte se sa ai i zgjedhjeve te fundit nje-partiake lokale!!! Pra rreth 30-35% e votuesve do te votojne! Ne kete rast me e humbur del opozita!!!

Shto koment

Denonco