Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Shpërndarja e parlamentit/ Deklarata e fortë e Metës: Edhe qeverinë nëse do populli

Shpërndarja e parlamentit/ Deklarata e fortë e Metës: Edhe qeverinë nëse do populli

21:17, 21/05/2020
A+ Aa A-

Deklaratë e fortë e presidentit Ilir Meta në "Çim Peka LIVE".

Sa i përket shpërndarjes së parlamentit, të cilin e konsideron të paligjshëm, kreu i shtetit u shpreh se, që të ndërmarrë këtë nismë do ti duhet mbështetja e shqiptarëve dhe 20 burra që të çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

"Dakord e shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë nga ana kushtetuese, por jo e pamudnur. Por unë duhet të kem një situatë që i gjithë populli ta dojë. Por të dalin nja 20 burra që ta çojnë vendin në zgjedhje se me këtlë qeveri nuk shkohet në zgjedhje.

Këtë krizë e zgjidh vetë populli shqiptar. Edhe presidenti, të ndërpritet mandati dhe të votohet nga populli dhe të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit. Unë jam gati të bëj edhe zgjidhje të tjera, por duhet të jenë gati edhe të ca burra që presidenti ti çojë në zyra, të drejtojnë qeverinë dhe të çojnë vendin në zgjedhje", tha Meta.

Sipas tij, nëse do të nxirret një dekret për shpërndarjen e parlamentit, do të ketë edhe një dekret për shpërndarjen e qeverisë.

“Unë duhet të mendoj edhe për situata të tjera se po shkojnë në situata të paparashikueshme por duhet të mendoni e ju e shoqëria civile e qytetarët, të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë e të shpëtojmë demokracinë.

Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do njerr për shpërndarjen e qeverisë e do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit por do i coj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier.

Unë këta policë do i coj në burg nesër mbaje mend, se i kam identifikuar. Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s’është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, të cojmë kryeministrin e ri në zyrë atje nëse populli përkrah një gangster kjo është një cështje tjetër, le të vazhdojë populli”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bsli21/05/2020 21:39

Dridhe like

Shto koment

Denonco