Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Bardhi i përgjigjet Lleshajt: Kriminel gjakftohtë, ti meriton veç përbuzje

Bardhi i përgjigjet Lleshajt: Kriminel gjakftohtë, ti meriton veç përbuzje

13:42, 19/05/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dhënë përgjigje Sandër Lleshajt, pas letrës së këtij të fundit të bërë publike në Facebook.

‘Si kriminel gjakftohtë mori përsipër dhunën ndaj shqiptarëve, meriton përbuzje’, shkruan Bardhi në Facebook.

Përgjigja e Gazment Bardhit për Sandër  Lleshaj:

Me kaq urrejtje sa ka ndaj opozitës dhe qytetarëve që nuk i binden paligjshmërisë dhe vjedhjes, Sandër Lleshaj, meriton vetëm përbuzje dhe përçmim.

Ky kriminel gjakftohtë që merr autorësinë e rrahjes barbare të artistëve, të studentëve dhe të opozitës është metastazë e regjimit kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Është fakt se tek Teatri Kombëtar policia u soll si hordhi pushtuese. Është fakt se policët ishin të armatosur, duke patur si skenar terrorin me armë të njerëzve në mbrojtje të Teatrit.

Është fakt se njerëz të veshur me uniformën e policisë nuk kishin simbolet identifikuese të policisë. Këta nuk janë Policia e Shtetit, por janë të njëjtët njerëz, ushtarë të bandave kriminale, që kanabizuan Shqipërinë.

Por fatmirësisht ato janë pakica, njëlloj siç sot është Edi Rama dhe Qeveria e tij.

Aktet e terrorit mbi artistët, qytetarët dhe opozitarët nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit dhe të qytetarëve, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, që në shumicë, bashkë me shumicën e shqiptarëve, janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës.

Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe pakica kriminale në Policinë e Shtetit janë turpi i Shqipërisë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

une19/05/2020 15:37

Perbuzja nuk mjafton per vampirat si pune e tij dhe e policeve pa numra. Keto po nuk dolen para drejtesise, vendi do jete rrumpalle gjithmone.

tl19/05/2020 13:57

Ja befte kina me liber shpie ministrit,drejtorave dhe te gjithe policave plehra qe moren pjese ne shembjen e teatrit

tl19/05/2020 13:56

Ja befte kina me liber shpie ministrit,drejtorave dhe te gjithe policave plehra qe moten pjese ne shembjen e teatrit

Shto koment

Denonco