Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meta, i shqetësuar nga raporti i 'Freedom House': Rënia në qeverisje e proces zgjedhor kërkon reflektim

Meta, i shqetësuar nga raporti i 'Freedom House': Rënia në qeverisje e proces zgjedhor kërkon reflektim

10:13, 06/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me shqetësim sot pas publikimit të raportit vjetor të Freedom House për demokracinë dhe lirinë e medias në botë dhe konkluzionet në veçanti për Shqipërinë.

Në mesazhin e tij në Fb, Presidenti Meta shprehet qartë:

“Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”. Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi.

Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco