Ikën Rama: Do i mbaj shqiptarët 8 muaj brenda

Ikën Rama: Do i mbaj shqiptarët 8 muaj brenda

22:48, 09/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ndëshkuese shumë të ashpra në muajin maj për personat që do të shkelin rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një intervistë për emisionin “Open”, kryeministri u shpreh se këto masa mund të shkojnë deri në ekstrem, ndërsa shtoi se kjo bëhet për të kuptuar se “do hapemi, por nuk do luajmë me jetën”.

“Hapja nuk do jetë si një “ditë çlirimi”. Do jemi në një hapje graduale pjesë – pjesë dhe do bashkëjetojmë me armikun. Do jetojmë me idenë e mund të na ndodhi ajo që nuk duam të na ndodhë. Do jetojmë në një botë tjetër për disa muaj, ku shumë vende thonë se mund të shkojë deri në 3 vite. Nuk do shkojmë në markete si më parë, por do ketë disa rregulla që do mbrojmë veten dhe të tjetër”, tha Rama.

“E bëjmë këtë për të treguar se do hapemi, por nuk do luajmë. Me këto masa do të shikojmë nëse do të na lejojnë shifrat që vijën nga “vija e zjarrit”, duke hapur për t’i dhënë mundësi punës të rifillojë në pjesën e saj më të madhe. Nuk mund të hapim menjëherë restorantet e baret, për këto punojmë dhe do të kemi një rregullore të bashkëjetesës me armikun në territor. Duhet të përgatitemi për një jetë që mund të zgjasë 3, 5 apo 8 muaj me rregulla të reja. Më pyesin njerëzit a do shkojmë në plazh, unë shpresoj që po, por nuk do shkojmë siç jemi mësuar, do të respektojmë disa rregulla. Hapja do të jetë graduale”, u shpreh më tej kryeministri.

https://www.syri.net/politike/330192/deri-15-vite-burg-kush-shkel-karantinen-zbardhet-drafti-i-ri/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Meta11/04/2020 20:03

Ore harroje ate ti 3 apo 5 apo 8 muaj. Kush je ti qe po luan me jeten tone me buken e femijeve tane. Na ce care derrasat me ate burg burg burg. Ti je i pari per aty.

Ana10/04/2020 16:25

Ai i ikur ka qene nga mendja gjithmone.

Ana10/04/2020 12:19

Ai i ikur ka qene nga mendja gjithmone.

Askushi10/04/2020 06:44

Krye Horri, krye mashtruesi Rama po eksperimenton me kete popull leshi, po i bene c’fare i do k”””ri. Dhe ky popull e pranon. Ra termeti, ata jane pa shpi, heshtin, ra corona, jane pa ushqime, jane te ngujuar, heshtin... mire ti behet ketij populli qe eshte si k”” ri i Rames qe nuk ngrifet me.

Ana 10/04/2020 04:12

E cfare nuk prite nga ky i cmendur.Ky eshte be me keq se Enveri.

Ai09/04/2020 23:20

Na trembet ????, menduam se iku nga pushteti.. Nga mendte ka ikur me kohe, nuk ka njeri qe nuk e di kete

Alisa CAZIMI09/04/2020 23:02

Ky eshte kryeminister i semure cojeni tek Spitali 5 se nuk i punon radakja .Mjere shqiptaret ne dore te kujt kane rene.

Shto koment

Denonco