Deri 15 vite burg kush shkel karantinën/ Zbardhet drafti i ri

Deri 15 vite burg kush shkel karantinën/ Zbardhet drafti i ri

11:36, 09/04/2020
A+ Aa A-

Burg deri në 10 vjet është dënimi që propozon mazhoranca socialiste për të gjithë ata që shkelin urdhrin e karantinës. Në rast të cenimit të jetës së qytetarëve, dënimi shkon deri në 15 vjet burg. A2 disponon draftin që ka shkuar në Kuvend si nismë deputetësh dhe jo e Qeverisë, përmes të cilit kërkohet të shtohen dy nene në Kodin Penal. Një prej tyre është shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive.

“Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet”

Deputetët socialistë propozojnë gjithashtu që në Kodin Penal të shtohet edhe një nen që ndëshkon nga gjobë deri në disa muaj burg, të gjithë ata që nuk i binden masave të autoriteteve, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Dënimi me burg rritet për përsëritësit dhe ata që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit. Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”

Në arsyetimin me të cilin shoqërojnë këto propozime, deputetët socialistë shpjegojnë se masat janë të nevojshme në kuadër të forcimit të luftës kundër epidemive, nisur edhe nga situate e vështirë në mbarë botën që ka shkaktuar COVID-19. Sanksione të tilla në Kodin Penal, kanë parashikuar edhe vende anëtare të Bashkimit Europian, si Italia, nënvizojnë deputetët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu09/04/2020 15:21

po pse nuk bejn ligje per ppp e tyre qe po na cvasin ne maksimum apome keto marifete mbulojn korropsionin e tyre

Milingona09/04/2020 13:29

Në se këto shtesa do të bëheshin në psiqiatrik, nuk do të ishin më të përsosura në marrinë e tyre. Lum ne o popull.

t09/04/2020 11:47

Ju depupisa qe jeni ne kuvend halen shqiptare,ju a befte kina me liber shpie

Burgu per burrat eshte09/04/2020 11:43

Te pakten do u sigurosh ushqimin brenda. Dhe secili ne dhome me vete. Po ja u ngriten 500.000 veta, ku do ti futesh, apo do ti marresh ne Surrel?

Shto koment

Denonco