Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Si në diktaturë/ Alizoti: Sot duhet t'i marrësh leje birit të partisë për të dalë

Si në diktaturë/ Alizoti: Sot duhet t'i marrësh leje birit të partisë për të dalë

18:06, 27/03/2020
A+ Aa A-

Duke nisur nga dita e hënë, të drejtën për të dale nga shtëpia e ka vetëm një pjesëtar I familjes dhe për ta bërë një gjë të tillë fillimisht duhet të kërkojë leje online në platformat e qeverisë.

Lidhur me këtë masë të re, shumë e ashpër, ka reaguar edhe anëtari I kryesisë së PD, Tomor Alizoti.

Si pinjoll i një prej familejeve të internuara gjatë regjimist komunist, Alizoti bën një paralelizëm me kohën e diktaturës komuniste në vendin tonë.

“Partia nënë e partisë së kryeministrit për të levizur dikur lëshonte leje për të internuarit, leje për zonat kufitare, libër shtëpie per të parë se kush hynte e dilte! Sot birit të partisë biologjikisht dhe ideologjikisht duhet t'i marrësh leje!! Për të gjithë ata që dyshuan ose harruan se partia Nënë kish vdekur të jenë shumë të kujdeshëm se ajo ka lënë pas bijte e saj!”, shkruan Alizoti në reagimin e tij.

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikate drejtuar të gjithë shqiptarëve ka sqaruar se do të hyjmë në një fazë tjetër të masave parandaluese të COVID-19.

Ai shpjegoi se tashmë të vetmit që do të lëvizin në orarin 05:00-13:00 do të jenë personat e autorizuar (një person për çdo familje) që të bëjë pazarin dhe blerjet e tjera të nevojshme për familjen.

“Leje daljet për Pazar. Për të blerë ushqime dhe ilace ose për të marrë ndonjë shërbim tjetër. Do të jepen vetëm për një person në familje për mes aplikacionit online që do të hynin në “e Albania”. Leja është automatike nëse bëhet në “e Albania”. Në rast se nuk e keni do të kërkohet me sms dhe do të merret pas 24 orësh. Në qendrat urbane, Tiranë dhe në të tjerat do të jetë e vetmja mënyrë pa marrë gjobë. Dhe pa humbur makinën . Kush ecën në këmbë jashtë orarit dhe pa leje brenda orarit gjobitet dhe i konfiskohet makina", paralajmëroi sot kryeministri Edi Rama. /A.R, Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korcari27/03/2020 19:59

E.zente.korona.te.shpetoje.populli

Elvi 27/03/2020 18:28

Ju lutem a do e zhduki njer kte felliqwsiren se ky do na i vdesi prinderit jo covid .po ky eshte njeriu me i poshter qe me kane zen syte.un kam prinderit vetem qe jetojne me dy pensione mizerabel, akoma do i penalizoje ky byth q , ka penalizim me te madh? Ca behet kshu ? Si ka mundesi nje njeri kaq i poshter e pa shpirt.ka frik ngaqe e ka lene shendetesin pa brek fare mer kurva e qelbur.mallku qofsh e tu shoft fara.mendoj se asnjeri sduhet ti bindet se kjo eshte cmenduri

Shto koment

Denonco