15 marsi/ Paralajmërimi i Metës, tërhiqet Rama

15 marsi/ Paralajmërimi i Metës, tërhiqet Rama

16:17, 04/03/2020
A+ Aa A-

Edi Rama dhe mazhoranca e tij kanë vendosur të tërhiqen përkohësisht nga miratimi i ligjit të kthyer nga presidenti Ilir Meta për funksionim e Gjykatës Kushtetuese.

Këtë e bëri të ditur Taulant Balla, i cili deklaroi se pritet të mbërrijë opinioni i Komisionit të Venecias.

Edhe pse në deklarata mazhoranca mohon të frikësohet nga vendimet e Ilir Metës dhe nga afati i 15 marsit, veprimet tregojnë të kundërtën.

Për të shmangur një përballje të mundshme me Presidentin e Republikës, PS nuk do të nxitojë për të shqyrtuar dekretin për ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Taulant Balla:  Unë shpresoj që në argumentet e dekretit të mos jetë përfshirë gjuha e rrugës. Besoj që në mos seancën e datës 19 në seancën tjetër të jetë gati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco