Rama emëron gruan e besuar të Dakos në krye të Bashkisë së Durrësit

Rama emëron gruan e besuar të Dakos në krye të Bashkisë së Durrësit

20:08, 03/03/2020
A+ Aa A-

Prapaskenat/ Rama emëron gruan e besuar të Dakos në krye të Bashkisë së Durrësit

Njeriu i besuar i Vangjush Dakos do të drejtojë bashkinë e Durrësit, pas dorëheqjes së Zhyljen Varfaj, nga detyra e nënkryetarit.

Emirjana Sako, e cila ka mbuluar detyrën e Drejtoreshës së Shërbimeve në Bashkinë do të marrë postin e kryetarit.

Varfaj thuhet se është tërhequr për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.

Rama dhe Dako kanë bërë një lëvizje disa ditë më parë për të kapur me njeriun e tyre të besuar, Bashkinë e Durrësit.

Emirjana Sako është emëruar pak ditë më parë nënkryetare që të përmbushte dhe këtë kriter për të marrë postin.

Sako mësohet se do të kalojë në postin e Varfaj që do të operohet në Gjermani, ose do ti delegohet firma

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jep Llogari Ti E Shpura Jote Antikombetare! 06/03/2020 13:09

Ka ardh koha te dalesh para popullit E-Di Ra-ma e te japesh llogari: Pse jemi pa gjykate kushtetuese? Pse ne situate emergjente jep vendime e ben ligje? Pse ke blere disa nga ashtequajtura opozite? Pse Sazanin e ktheve nga Zone ushtarake ne Zone turistike? Perse fike radaret? Pse ke avion qeveritar ,nga te vine ty keto surpriza ,kush sponsorizon dhe me c,qellim? Pse tani jep Karaburunin, kush fshihet pas kesaj afere? Pse pranon mijra te huaj me kontrate kur shqipetaret plasen per nje pune ne ndertim? Pse pranon mijra refugjate pikerisht tani kur shteti eshte cope? Tani cdo shiptar ka mijra pyetje qe pikojne gjak e padrejtesi? Kush je,kush sponsorizon e lobon per ty, kush eshte plani qe cdo dite e shohim te zbatohet? Tani nuk ke dele por mine me sahat qe pret castin ja vdekje ,ja liri!

Shto koment

Denonco