Propozimi i fortë i PD: Kush merr tendera e koncensione, nuk mund të financojë partitë!

Propozimi i fortë i PD: Kush merr tendera e koncensione, nuk mund të financojë partitë!

13:12, 03/03/2020
A+ Aa A-

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore tregoi sot se cilat janë propozimet e bëra nga PD për të forcuar kontrollin mbi financimin e partive politike gjatë fushatës elektorale.

“Le të shpjegojmë propozimet e PD, që rregullon plotësisht financimin e partive dhe financimin në zgjedhje. Duhet të jetë një zgjidhje e vetme, - tha ai, -  që garanton që partitë jo vetëm financohen siç duhet, por edhe transparenca të jetë e plotë dhe të mos ketë asnjë mundësi për t’u shmangur. Ky është qëndrimi ynë dhe do t’i qëndrojmë maksimalisht

Propozimi i opozitës të bashkuar është një reduktim drastik  i financimit që merret nga burime private duke e çuar në standarte ndërkombëtare në raportin 66% të financimit nga burime shtetërore dhe 33% nga burime private duke vënë një numër kufizimesh të forta për ata që do të financojnë.

Është një risi në propozimin tonë që ata që kanë marrë para nga taksat e shqiptarëve, tendera apo koncensione nuk mund të financojnë dhe kush financon subjektet politike, nuk mund të marrë për një periudhë të caktuar tendera apo koncensione nga shteti për të shmangur plotësisht kapjen e partive politike nga oligarkia.

Sigurisht ka dhe masa të tjera që do të pengojnë qartazi që para kriminale apo korruptive të futen në procesin zgjedhor. “

Po ashtu, Bylykbashi foli për “turistët zgjedhorë”:

“Listat e zgjedhësve manipulohen në mënyrë dramatike nga kryetarët e bashkive, me urdhër të qartë nga kryeministri për të fituar 800 mijë votat që i duhen Kryeministrit dhe duke i transferuar zgjedhësit fantazëm nëpër ndërtesa e kontenierë vetëm e vetëm që kandidatët që do qeveria të fitojnë. Pra duke bërë transferim turistësh zgjedhorë nga një vend në tjetrin.

Sot vërejtëm se qeveria nuk ka marrë asnjë masë që qytetarët të votojnë aty ku banojnë dhe ata as i kanë kartat e identitetit, që u kanë skaduar, për të votuar.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku03/03/2020 15:04

o inteligjenti i reformës, akoma te ura paske mbet . Nuk kanë nevojë të financojnë partinë sepse kanë paguar paraprakisht Edvinin. Si kryetar i bashkisë Edvini merrte 20% të vlerës, si kryeministër u rritën vlerat e tenderave dhjetfish, mendoheni vetë se sa "financim" merr Partia e sa miliard merr Edvini. Madje edhe Erioni ka marrë turrin porsi pelë nëpër zall.

Loran 03/03/2020 15:00

O rob zoti duhet rrevolucjon e jo kto gjera siperfaqsore se leket ps i merr me canta e jo me bank

Shto koment

Denonco