Meta: Kriza e tmerrshme buron nga mungesa e ndërgjegjësimit

Meta: Kriza e tmerrshme buron nga mungesa e ndërgjegjësimit

08:42, 28/02/2020
A+ Aa A-

Kreu i shtetit, Ilir Meta, e nisi ditën me një mesazh. Ai shkruan se kriza e tmerrshme në vend buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri. 

"Çdo qytetar i vendit tonë duhet të kuptojë se kriza e tmerrshme institucionale, ekonomike e shoqërore, si dhe rritja e pasigurisë për të ardhmen, buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga politikanët që për më shumë pushtet i venë kazmën themeleve të shtetit, si përmes ndërhyrjeve të nxituara dhe jo transparente, ashtu edhe përmes bërjes së ligjeve anti-kushtetuese që minojnë sundimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, siç është bërë traditë sidomos në vitet e fundit.

Është koha që Sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve që nxjerrin ligje për të shkelur dhe dhunuar Kushtetutën e Republikës. Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër," shkruan Meta.

Ai postoi videon nga emisioni i mbrëmshëm në 'Opinion'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco