Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Ku e kopjoi Rama ‘infodeminë’ dhe përse e nxori ‘sekretin’ e karantinës

Ku e kopjoi Rama ‘infodeminë’ dhe përse e nxori ‘sekretin’ e karantinës

19:01, 27/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e përdori sërish daljen publike për të sulmuar mediat sa i përket çështjes së koronavirusit. 

Ai tha se po krijojnë një infodemi. Në këtë mënyrë ai përdori një term të ministrit të Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili tha se nuk ka epidemi, por ka infodemi. Sipas tij, kjo po dëmton ekonominë dhe reputacionin italian.

Por BBC raporton se nga ana tjetër është presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili thotë se “po përballemi me një krizë, me një epidemi që po vjen”. Edhe ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn tha se jemi në prag epidemie.

Por në mbledhjen e sotme, Edi Rama bëri të paktën diçka: ai pohoi normalisht se ku gjendet zona e karantinës.

“Disa herë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u pyet në emisionin “Opinion” nga Blendi Fevziu se cilët ishin skenarët e planifikuar për përballimin e sëmundjes dhe ajo mbeti rob e teorisë së sekretit pa mundur të përgjigjej. Vetëm sot ajo foli se çdo të ndodhë në skenarin e parë me pak të prekur, me skenarin e dytë nëse numri shkon deri në 150 e kështu me radhë.

Po ashtu, edhe refuzimi i përgjigjeve për mungesat në pajisje dhe veshje që personeli mjekësor ka për t’u përballur me të infektuarit, sot ka marrë një sqarim duke thënë se më në fund qeveria ka akorduar 1 milionë euro për t’i blerë ato.

Pra ç’karantinimi i këtyre tabuve dhe sekreteve tregon dy gjëra: ose se në rastin më të keq qeveria në fundjavën që shkoi, ndryshe nga sa thoshte, ishte fare e papërgatitur dhe bërtiste “sekret” për të fshehur të palarat e saj, ose në rastin më të mirë ajo qe e përgatitur, por kishte zgjedhur një taktikë komunikimi të gabuar duke mos i treguar publikut të vërtetën dhe duke shtuar ankthin e tij.

Secili nga këto versione po të jetë i vërteti, në të dy rastet mediat duhen falenderuar, qoftë se përmes presionit të shtuar e bënë qeverinë të lëvizë duke hequr dorë nga mashtrimi, qoftë se e detyruan atë për më shumë transparencë që ndihmon në qetësimin e publikut.

Prandaj ashtu si në rastin e Unazës së re, kur një emision i vetëm si “Të paekspozuarit”, u shpëtoi shqiptarëve plot 40 milionë euro, mediat që Rama i quan kazan janë shpesh më të nevojshme se liderët autoritarë. Ato i pengojnë ata të marshojnë në qorrsokak,” shkruan Lapsi.al.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco