Si 'ndërroi' mendje drejtori i spitalit të Kavajës

Si 'ndërroi' mendje drejtori i spitalit të Kavajës

19:35, 25/02/2020
A+ Aa A-

Pas lajmeve se ka dhënë dorëheqjen, ka reaguar kreu i Drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu.

Në një postim në facebook, Daiu ka sqaruar të gjithë qytetarët, se ai nuk ka dhënë dorëheqje dhe ndodhet ende në detyrë.

Më parë News 24 njoftoi dorëheqjen e Daiut pas debateve me kreun e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, por mohoi që largimi i tij të ketë lidhje me karantinën, pasi për këtë të fundit nuk ka asnjë urdhër.

Më pas, në një prononcim për gazetarin e Syri TV në Kavajë, Daiu mohoi një vendim të tillë duke pohuar se vazhdon të jetë në krye të detyrës.

https://www.syri.net/politike/318701/e-ka-dhene-apo-jo-doreheqjen-drejtori-i-spitalit-te-kavajes/

Një deklaratë të tillë ai e konfirmoi edhe më pas përmes profilit të tij në Facebook.

Image

Pse ndërroi mendje brenda pak minutash Përparim Daiu?.../A.R, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco