E ka dhënë apo jo dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës?...

E ka dhënë apo jo dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës?...

18:13, 25/02/2020
A+ Aa A-

Pak minuta më parë, në media dhe portale u shpërnda lajmi sipas të cilit, drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu kishte dhënë dorëheqjen.

Sipas News 24, që pretendon se ka intervistuar Daiun, dorëheqja është konfirmuar, ndërsa jep edhe detaje nga vendimi i tij.

https://www.syri.net/politike/318694/koronavirusi-flet-drejtori-i-dorehequr-i-spitalit-te-kavajes/

Por mesa duket, lajmi nuk është i vërtetë.

Në një prononcim për gazetarin e Syri TV në Kavajë, Përparim Daiu shprehet se vijon të jetë në detyrë.

Sipas tij, ky është një fake news i përhapur nga individë dhe portale të caktuara.

Më pas, këtë gjë ai e konfirmoi edhe përmes një postimi në Facebook.

Image

Prej disa ditësh, ish kryeministri Sali Berisha dhe opozita akuzon qeverinë se pikërisht në qytetin e Kavajës po ngrihet karantina për personat e prekur nga Koronavirusi.

Sipas tyre, një akt i tillë, në një zonë të populluar, është kriminal. /A.R, Syri.net

https://www.syri.net/politike/318690/koronavirusi-berisha-larg-duart-nga-kavaja/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco