20 shkurt 1991, rrëzimi i përmendores së Hoxhës, dita që shënoi fundin e diktaturës

20 shkurt 1991, rrëzimi i përmendores së Hoxhës, dita që shënoi fundin e diktaturës

09:55, 20/02/2020
A+ Aa A-

'Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i monumentit të Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij',-njoftoi sot Muzeu Kombëtar 'Shtëpia me Gjethe'.

20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për Martirët dhe Viktimat e Regjimit Komunist.

Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin 'Skënderbej' bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

Rrëzimi i përmendores së diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.

Tek 'Shtëpia me Gjethe' sot hapet ekspozita 'Qëndresa', dhe do të zhvillohet një bashkëbisedim me z. Fatmir Merkoçi, protagonist në rënien e monumentit.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    protestuesi20/02/2020 11:33

    fatmir merkoci paska shkuar te edi rama per te kujtuar diten e renjes se monumentit, dite ku ai vete desh la koken. fatmiri rrezoi kryevepren e kristaq rames, monumentin e enverit dhe shkon sot te i biri per te festuar. do jete edhe carlo bolino aty patjeter. ah ky edi rama qe blen gjithshka e kedo.

    Shqiptari20/02/2020 10:40

    Kur kujtoj ate dite dhe shikoj sot o Shqiperi ku je?!! Gramoz Ruçi dje ministri i brendshem i diktatures komuniste, me polici, me ushtri, me dhune, me repartin famekeq 326 dhe me enveriste, mbronin ate bust, sot kryetari i Parlamentit "demokratik" dhe bijte e bijat, nipat e mbesat e bllokmeneve dhe pushtetareve te kuq, ne vend qe te kishin marre arratine nga ndeshkimi, sot perseri pushtetare!!! Çfare zhgenjim i madh!! Sot me bindje te plote them: ne 20 shkurt thjesht u rrezua nje bust simbol prej metali i diktatures komuniste, sepse vete diktatori kishte vdekur, por kurre nuk u rrezua vete diktatura! Surretet e vjeter e te diskredituar u zevendesuan me surrete te rinj nga e njejta peme komuniste. Fatkeqesisht, demokracia ne Shqiperi nuk erdhi kurre! Dje ne diktaturen komuniste ata kishin vetem pushtetin, sot ne diktaturen e re kane edhe pushtetin, edhe pasurine edhe parane! Vetem se sot shteti nuk te pengon, nuk te burgos e nuk te vret po te arratisesh nga syte kembet nga ky vend i bekuar nga Zoti e i shkaterruar, i varferuar e i rrenuar nga vete shqiptaret, nga vete politikanet e pushtetaret. Hip njeri e zbrit tjetri, zbrit tjetri e hip njeri, me radhe po te njejtet pushtetare apo njerezit e familjeve te tyre. Pra ne 20 shkurt nuk ke se per cfare te festosh. Thjesht u rrezua vetem simboli prej metali i diktatures, por jo diktatura! Nuk eshte liria vetem arratia. Edhe qente e rruges te lire jane! Sot pas 30 vitesh ne, fatkeqesisht, po kerkojme te njejten gje: Liri dhe demokraci. Nje Shqiperi si Evropa! Kjo nuk ka per te ndodhur kurre, por te pakten te behemi republike demokratike si Maqedonia e Veriut apo si Kosova!

    Shto koment

    Denonco