VIDEO-SKANDALI/ Kreu i opozitës pengohet të takojë studentët, ja si reagoi Basha

VIDEO-SKANDALI/ Kreu i opozitës pengohet të takojë studentët, ja si reagoi Basha

13:34, 05/02/2020
A+ Aa A-

Një skandal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Qytet Studenti.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në Qytetin Studenti për të zhvilluar një takim në një prej godinave të djemve por është penguar.

Menjëherë pasi ka hyrë në një nga dhomat e djemve dhe po zhvillonte një bisedë me ta, punonjësja e sportelit i ka kërkuar të largohet pasi po i prishte shumë punë. Sipas saj, ajo duhet të ishte lajmëruar për këtë gjë.

Video e plotë: 

Ndërkohë kreu i PD Lulzim Basha i ka kërkuar disa herë të qetësohet pasi do të dilte pas pak minutash nga godina, duke i thënë se e kuptonte që kishte marrë urdhër nga lart.

Në përfundim Basha është larguar duke e ‘mirëkuptuar’ sportelisten. ‘Qetësohu po të hoqi njeri nga puna e heqim ne nga puna’, tha Basha.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës akuzoi mbrëmë për dhunë kryetarin e opozitës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco