Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Denoncimi i PD-së: Kryetarja e Bashkisë vodhi 800 milionë lekë, duhet të shkonin për ngrohjen e shkollës

Denoncimi i PD-së: Kryetarja e Bashkisë vodhi 800 milionë lekë, duhet të shkonin për ngrohjen e shkollës

22:28, 24/01/2020
A+ Aa A-

Dega e Partisë Demokratike në Roskovec ka denoncuar vjedhjen e 800 milion lekëve nga kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi, që duhet të shkonin për ngrohjen e shkollës së mesme të qytetit.

Sipas degës së PD-së në Roskovec, kjo vjedhje u zbulua pas protestës së vetë nxënësve për mungesën e ngrohjes në shkolla.

‘Dega e PD në Roskovec denoncoi vjedhjen nga kryebashkiakja ilegjitime Majlinda Bufi të mbi 800 milionë lekëve. Kryetari i degës PD Roskovec, Gëzim Çaushi tha se abuzimi doli në pah pas protestës së nxënësve të shkollës së mesme, të cilët protestuan për mungesën e ngrohjes në shkolla.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malo25/01/2020 10:09

Majlinda nuk ka faj. Do bej leket qe i dha Gramozit per ta kandiduar.

Shto koment

Denonco