Edi Rama priti sot Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel i cili po viziton vendin tonë.
Në përfundim ata dhanë një konference të përbashkët për mediat, ku Michel theksoi se nuk ka unanimitet mes vende të BE-së për të hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai sqaroi se ka debat për modelin e ri që do të aplikohet për negociatat, ndërsa theksoi se në javët në vijim në Bruksel do të paraqitet strategjia e re me tre shtylla.
Sakaq e mori fjalën Edi Rama i cili tha se ‘ajo që po ndodh sot është një qasje të re, një dimension i ri mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, pra zhvillime pozitive, jo hapje formale e negociatave’.
Për ta ilustruar këtë Rama tha se ‘edhe sikur Franca vetë të ishte duke aplikuar sot për hapjen e negociatave, nuk do i merrte ato’. Kjo pasi vetë qeveria e BE-së ka debate për metodologjinë e pranimit të shteteve të reja.
Sakaq, Kryeministri kërkoi që të për sa kohë nuk janë hapur negociatat, vendet e Ballkanit duhet të inkurajohen përmes investimeve.
‘Kjo duhet të materializohet në investime, përmes BERZH dhe instrumenteve të tjerë për vendet e rajonit, në sektorët kyç’, tha ai, teksa shtoi se ‘ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka sikur negociatat të ishin hapur, sepse këtë e bëjmë për veten jo se na e kërkon Presidenti i KiE’.
© SYRI.net