Rrëzohet dekreti i Metës, por 'Anti-shpifja' shkon në 'Venecia'

Rrëzohet dekreti i Metës, por 'Anti-shpifja' shkon në 'Venecia'

13:14, 22/01/2020
A+ Aa A-

'Venecia' përmbytet nga kërkesat që i vijnë nga Shqipëria. Edhe paketa 'Anti-shpifje' do të shqyrtohet nga trupa e njohur juridike.

Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias mësohet se dy ligjet që përmbajnë paketën Antishpifje do të shqyrtohen në mars. Po këtë muaj do të Komisioni i Venecias do të marrë në shqyrtim dhe kërkesën e Presidentit Ilir Meta lidhur me zgjedhjen e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë sot, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit, Ilir Meta për mediat elektronike, pjesë e paketës “Anti-shpifje”. 

Por këshilltari ligjor i Metës, Bledi Dervishi, theksoi se dispozitat e paketës antishpifje bien në kundërshtim me kushtetutën për të drejtat e lirisë së medias.

“Përmes këtij ligji vendosen masat administrative sa i takon mediave elektronike. Pra nëse do të kemi vendime nga AMA, vendimet do të ekzekutohen nga AKEP, me bllokimin e mediave ose gjobvënie”, tha ai.

“Këto dy ligje është e detyrueshme të shqyrtohen bashkërisht. Duke qenë se këto dy ligje janë dërguar në Komisionin e Venecias për marrjen e një opinioni, do të duhej të pritej opinioni. Nuk e kuptoj këtë nxitim”, shtoi ai. “Do të shohim se si do të ecë shqyrtimi i ligjit tjetër dhe nëse qëndrojnë të dyja siç janë, në Gjykatën Kushtetuese”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 22/01/2020 15:57

Nuk zevendesohet Gjykata Kushtetuese me opinionet e Venecias, o “Burra” shteti

Shto koment

Denonco