Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

'Demokratët nën presionin e bandave të Ballës'/ Bardhi: Fitojmë 55 % të votave në Elbasan

'Demokratët nën presionin e bandave të Ballës'/ Bardhi: Fitojmë 55 % të votave në Elbasan

15:28, 19/01/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar takime me strukturat e e PD-së në qarkun e Elbasanit, ku ka vlerësuar se 'PD me gjithë presionin e bandave të pushtetit ia ka dalë të rritet'. 

'Bashkë me aleatët fitojmë 55 % të votave në këtë qark', është shprehur Bardhi, i cili njoftimin për këto takime e ka bërë publik në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Në qarkun e Elbasanit i gjeta demokratët të angazhuar në të gjitha nivelet e partisë për të bërë për vete sa më shumë qytetarë në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh.

Demokratët e këtij qarku, megjithëse nën presionin e bandave të lidhura me pushtetin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit, ia kanë dalë të rriten e të forcohen dhe në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët tanë, ne të fitojmë në qark më shumë se 55% të votave.

Nënat dhe baballarët e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të mos i shohin fëmijët e tyre të ikin si refugjatë, pse bandat e pushtetit nuk i lënë të ngrenë kokën. Të rinjtë e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre, ku vlerësohet aftësia, ndershmeria dhe jo servilizmi e hajdutëria!

Nga takimet që pata në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh jam plot besim që sëbashku do t’ia dalim!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco