Rama: Kemi marrë risk me muxhahedinët, ka shumë vende mosbesuese

Rama: Kemi marrë risk me muxhahedinët, ka shumë vende mosbesuese

14:05, 09/01/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Rama tha se shumë vende anëtare kanë pasur dyshime për marrjen e drjetimit të OSBE-së nga Shqipëria, por gjithsesi fillimi i kësaj detyre ishte tepër i mirë.

“Përgatitjet janë të shkëlqyera dhe kjo është mjaft inkurajuese. Sepse sigurisht, dhe është legjitime të them, se shumë anëtarë kanë shprehur mosbesimin për faktin se sa të gatshëm jemi ne për të përballuar këto detyra me përgjegjësi”, tha Rama në një konferencë për mediat bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger. “Kjo është një ditë historike për Shqipërinë sepse është hera e parë që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare.  Çdo shqiptar e di rrugën e gjatë që kemi bërë për të arritur deri këtu dhe sigurisht që jemi krenar”.

Kryeministri tha gjithashtu se Shqipëria do të jetë e vendosur në këtë mandat kryesues për t’u përqendruar në parimet themelore dhe për të dhënë rezultate. “Nuk do të rishpikim botën, por kërkojmë që të sigurohemi që gjatë këtij viti parimet themelore të mbeten ashtu siç janë. Duam të bëjmë ndryshimin në terren, të zbatojmë angazhimet tona së bashku dhe kjo është moto dhe vendosmëria jonë”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk është “posaçërisht” e rrezikuar nga një sulm prej Iranit, pas përshkallëzimit të konfliktit mes Republikës Islamike dhe Shteteve të Bashkuara dhe sulmit verbal të Ajatollahut Ali Khamenei një ditë më parë ndaj vendit tonë.

“E dimë shumë mirë që duke ndërmarrë hapin e përfshirjes në operacionin humanitar i mbrojtjes së jetëve të kërcënuar me vdekje nga regjimi diktatorial i Teheranit kemi marrë një risk”, tha Rama.

“Jam shumë krenar që në këtë drejtim politika shqiptare ka një qëndrim dhe e ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar, në funksion të detyrimeve të një aleance strategjike me Shtetet e Bashkuara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco